Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Gjilan, ku policja Valdete Bllaca vrau prindërit, dy vëllezërit dhe në fund veten.
Policia e Gjilanit ka reaguar duke dhënë informacion, ndërsa bën me dije se policja nuk ishte e pezulluar për shkak të problemeve mendore, siç ishte aluduar në media.
“Valdete Bllaca ishte zyrtare aktive e forcave të policisë, pra nuk ka qenë e pezulluar”, deklaroi nënkoloneli Remzi Azemi. Valdete Bllaca dyshohet se i ka marrë jetën dy prindërve Zeqir Bllaca 70-vjeçar dhe Hanife Bllaca 66 vjeçe si dhe vëllezërve Blerim Bllaca 33-vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34-vjeçar. Vetë policja ishte 45 vjeç.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri deklaroi se familja që u shua në mënyrë tragjike ishte e ndershme dhe s’ka pasur probleme me njeri. Ai tha se në nder të kësaj familjeje, në Gjilan do të shpallet një ditë zie.
Autorja e dyshuar Valdete Bllaca
Viktimat Blerim Bllaca 33-vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34-vjeça