• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Efektivët e policisë shqiptare përzgjidhen heronj të Ballkanit për vitin 2017
Home
Sociale

Efektivët e policisë shqiptare përzgjidhen heronj të Ballkanit për vitin 2017

26 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në rajonin e Ballkanit ka njerëz të cilët mund të konsiderohen me të vërtetë heronj për veprimet e tyre, shkruan Balkan Insight, publikim i BIRN-it, që fokusohet te lajmet, analizat, komentet dhe raportet investigative nga Evropa Juglindore.

Një vend të veçantë në këtë analizë zënë edhe efektivët e policisë shqiptare, të cilët shpëtuan jetë njerëzore gjatë përmbytjeve të fillimit të muajit dhjetor.

“Dimrat e kaluar kanë qenë të vështirë për shumë banorë në Shqipëri. Mijëra persona kanë parë shtëpitë dhe tokat e tyre të përmbytura, disa herë edhe duke rrezikuar jetët e tyre”, shkruan Balkan Insight.

“Heronjtë e vërtetë në këto ngjarje kanë qenë forcat speciale të policisë dhe ushtrisë, të cilët kanë marrë përsipër rreziqe për të evakuuar njerëzit nga zonat më të rrezikshme. Një skuadër speciale e policisë nga qyteti i Shkodrës, duke punuar larg publicitetit, ka kryer një nga detyrat më të vështira që sjellin përmbytjet: atë të kërkim-shpëtimit të njerëzve të cilët ishin gjendur të rrethuar nga uji apo që ishin marrë prej tij”, shton BIRN.

“Këtë vit, ata shkuan drejt jugut të Shqipërisë për të ndihmuar komunitetet në Vlorë dhe Fier, që përballeshin me rrezikun që sjellin shirat e rrëmbyer. Kjo skuadër e mirëtrajnuar shkon edhe në vende të tjera të Evropës për të kryer operacione shpëtimi”, thuhet në shkrimin e Balkan Insight.

“Ardian Zhuraj, komandant i skuadrës thotë se kurajoja dhe përgatitja serioze fizike janë cilësitë më të mira që kërkon kjo skuadër, ndërkohë që Alfons Gjergji, një nga anëtarët e saj, thotë se edhe pse puna është e rëndë, kënaqësia që sjell është më e madhe”, shtohet në të, raporton ata.

“Ne jemi krenarë dhe ndjejmë gëzim kur u japim njerëzve ndihmën për të cilën ata kanë nevojë”, thekson ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga uji te sezoni turistik, Gjiknuri dhe Klosi: Zbulohen objektivat për 2018
Previous article Nëse Dybala zgjedh të largohet, atëherë transferohet tek ky klub

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT