• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KATALONJA”/ Përçahet Italia? Milano dhe Venecia hedhin hapin e parë për “pavarësi”
Home
Europë

“KATALONJA”/ Përçahet Italia? Milano dhe Venecia hedhin hapin e parë për “pavarësi”

22 October, 2017 Redaktor1 Europë, Jetë, Politikë

Jehona e pavarësisë së Katalonjës duket se ka mbërritur edhe në Italinë fqinje, ku dy nga rajonet më të pasura të vendit po mbajnë referendume për të pyetur votuesit nëse duan më shumë autonomi.
Lombardia, ku ndodhet “kryeqyteti” financiar i Italisë, Milano, dhe rajoni i Venedikut, i cili ka perlën turistike të shtetit fqinj, Venecian, përbëjnë rreth 30% të pasurisë kombëtare të Italisë.

Guvernatorët e të dy rajoneve i përkasin partisë së Lidhjes Veriore, e cila ka argumentuar gjatë se rajoni i veriut po subvencionon të gjithë jugun e varfër italian.
Në të dyja sondazhet pritet të fitoje “Po-ja” por rezultatet nuk janë të detyrueshme.
Qeveria qendrore e Romës thotë se sondazhet janë të panevojshme, edhe pse janë të lejuara nga kushtetuta italiane.

Dy referendumet vijnë mes krizës së Spanjës, ku një nga rajonet më të pasura, Katalonja, mbajti një referendum mbi pavarësinë më 1 tetor, pavarësisht se gjykata e Madridit e shpalli si të paligjshëm. Si përgjigje, qeveria e Spanjës ka në plan të imponojë sundim të drejtpërdrejtë.

“Jo në Sicili!”
Por presidenti i Lombardisë, Roberto Maroni, ka kërkuar të largojë krahasimin e votës se italianëve nga situata në Spanjë.
“Ne nuk jemi Katalonja”, tha ai për agjencinë e lajmeve “Reuters” në një intervistë në Milano.

“Ne duam më shumë pavarësi, ndërsa Katalonja dëshiron të bëhet shteti i 29-të i Bashkimit Evropian”, u shpreh ai. Roberto Maroni është një anëtar kryesor i Ligës Veriore.

Por një nga ankesat kryesore të rajoneve është se ata dërgojnë më shumë taksa në Romë, të cilat nuk kthehen në shpenzime publike. Si Venecia ashtu dhe Milano duan të përgjysmojnë kontributin e tyre për Romën zyrtare.

Lombardia- thotë zoti Maroni -paguan çdo vit më shumë se 54 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa për Venediku rreth 15.5 miliardë euro”.

“Taksat tona duhet të shpenzohen këtu, jo në Sicili”, shprehet Giuseppe Colonna, një nga banorët e Venecias, për agjencinë e lajmeve ‘AFP’

Nga ana tjetër kritikët e referendumeve thonë se ky është një marifet për të forcuar krahun e djathtë të Lidhjes Veriore para zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm.
Ata thonë se referendumet nuk janë të nevojshme, sepse të gjitha rajonet tashmë kanë të drejtën kushtetuese për të negociuar drejtpërdrejt me Romën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAJLINDA BREGU: Ju tregoj dashurinë e dy gjysheve
Previous article Gabriel Jesus "tradhëton" Neymarin

Redaktor1

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT