• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Efekti i parë i AntiKÇK/ Operacioni “Forca e Ligjit” në terren, në Shqipëri asnjë vrasje për dy javë!
Home
Ekskluzive

Efekti i parë i AntiKÇK/ Operacioni “Forca e Ligjit” në terren, në Shqipëri asnjë vrasje për dy javë!

16 February, 2020 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Është zyrtare: Brenda dy javëve të fundit, në territorin e vendit, nuk është regjistruar asnjë vrasje. Lajmi konfirmohet për Alpenews.al nga burimet e ministrisë së Brendshme.

Kjo periudhë afro 15 ditore, përkon edhe me fillimin e aksionit të madh të strukturave të posaçme në terren, për zbatimin e asaj që njihet me termin AntiKÇK. Ky duket që te jetë edhe një nga efektet e para të prekshme të këtij operacioni, që synon goditjen si kurrë më parë, të rrënjëve dhe burimeve të ekonomisë së zezë te krimit të organizuar në Shqipëri.

Operacioni “Forca e Ligjit” ka nisur të hënën e parë të këtij muaji, më datë 3 shkurt dhe çdo ditë të paktën dy persona të dënuar me vendime të formës së prerë për një grup krimesh të rënda, kanë marë e plotësuar formularin e pasurive. Më pas ajo i është dërguar prokurorisë së posaçme SPAK, që po bën hetimin pasuror për ta.

Debati dhe presioni i madh publik që ka krijuar ky operacion, duket se kanë ndikuar veç të tjerash edhe tek një nga kategoritë më të rënda të kriminalitetit: vrasjet. Ndërkohë që po godasin bazat e tyre ekonomike, forca e shtuar e organeve ligjzbatuese ka frenuar me sa duket edhe kontigjentet që kryejnë këto kategori të tjera krimi. Duke treguar se kur shteti forcohet, antishteti tkurret dhe dobësohet gjithnjë e më shumë dhe kriminaliteti tërhiqet.

Në Shqipëri nga mbi 100 që ka qenë në vitin 2013, numri i vrasjeve ka ardhur duke u ulur përgjatë këtyre 6-7 viteve të fundit, duke arritur në 57 gjatë vitit 2019. Nga këto 14 kanë qenë krime në familje, 13 vrasje me dashje, 17 me paramendim dhe 13 të tjera kanë ndodhur në rrethana të tjera cilësuese.

Mesatarisht në Shqipëri regjistrohen më pak se 5 vrasje në muaj. Është interesante që të shihet deri në fund të këtij viti, sesa do të jetë numri i vrasjeve, për të kuptuar më mirë edhe efektet indirekte që mund të prodhojë operacioni AntiKÇK edhe në këtë drejtim. Rastësisht ose jo, fakt është që këto dy javë, numri i vrasjeve është zero.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAPO ISHTE NDARË NGA I DASHURI / Detaje të reja nga vdekja e adoleshentes shqiptare
Previous article STUHIA E RE QË KËRCËNON EUROPËN/ Nuk ka qetësi për Britaninë. Ja shtetet e tjera që do preken

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT