• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EFEKTI GRETA”/ I fut frikën kompanive të fluturimit, bie numri i pasagjerëve në Europë dhe SHBA
Home
Nderkombetare

“EFEKTI GRETA”/ I fut frikën kompanive të fluturimit, bie numri i pasagjerëve në Europë dhe SHBA

4 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Efekti Greta duket se po bën që gjithnjë e më shumë njerëzit të zgjedhin mjete alternative të transportit.

Sipas ‘UBS’, numri i fluturimeve në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të rritet më me ritmin e të kaluarës.

Ndoshta njerëzit nuk do veprojnë si Greta Thunberg, që kapërceu Oqeanin me anije për të mbërritur në Neë York, në punimet e Sesionit të OKB për Klimën,  por gjithnjë e më shumë qytetarë kanë filluar të shmangin udhëtimet me avion dhe të zgjedhin mjete të tjera transporti për të mos ndotur mjedisin.

Ky përfundim ka ardhur pas një studimi të bankës zvicerane ‘UBS’.

Në Suedi, një person në pesë duket se ka ulur numrin e fluturimeve të kryera pikërisht për shkak të krizës klimatike.

Për ‘UBS’, nëse kjo prirje konsolidohet, numri i pasagjerëve në linjat ajrore mund të përgjysmohet.

Deri më tani, kompanitë ajrore kanë patur një rritje vjetore prej 4-5%, që do të thotë dyfishim I numrit të pasagjerëve. Pork a nisur frika se efekti Greta mund ta ndryshojë këtë prirje.

Nga Airbus e deri te Boeing, janë të bindur që këto norma do të mbesin të pandryshuara të paktën deri në vitin 2035. Por, në arsyetimin UBS, fushata klimatike që arriti të imponojë aktivistja 16 vjeçare suedeze, mund të ndryshojë shpejt skenaret veçanërisht në tregjet me pasagjerë më të ndjeshëm me problemet e mjedisit, si në SHBA dhe Evropë.

Banka zvicerane intervistoi më shumë se 600 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke zbuluar se 21% e tyre kishin hequr dorë nga të paktën një fluturim në emër të mosndotjes së planetit nga emetimet e dioksidit të karbonit.

Nëse në kompanitë ajrore britanike, rritja ka qënë me vetëm 16%, nga 24 % pritshmëri, mbase nuk është për tu çuditur që kjo ka ardhur nga efekti Greta.

‘UBS’ parashikon që  numri i fluturimeve në Kontinentin e Vjetër të rritet vetëm me 1.5 pikë përqindje këtë vit, gjysma e asaj që parashikon gjigandin ‘Airbus’, i cili, nëse parashikimet e Bankës zvicerane dalin, ai do të humbiste pothuajse 3 miliardë të ardhura në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË ORËT EVONA TË NATËS"/ Ç’bëri Flori Mumajesi që i preku të gjithë: Sa shumë të doja vetëm kur... (VIDEO)
Previous article "E VRANË DHE E HODHËN NË KANAL"/ Kush janë dy personat që i prenë rrugën Eri Zefit, familjarët: U nis për tek dajat

k.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT