Qeveria spanjolle miratoi një dekret të premten për të punësuar 1,735 nëpunës civilë për t’u marrë me efektet e Brexit, veçanërisht në fushën e kontrolleve kufitare dhe doganore, shkruan Reuters.
Qeveria socialiste kërkon që shumica e këtyre punëtorëve të punësohen para 29 marsit, nëse Britania e Madhe pajtohet me bllokun që po largohet nga Bashkimi Evropian.
“Administrata tani ka mjetet e nevojshme për t’u marrë me marrëdhëniet pas largimit të Britanisë nga BE, por ka nevojë për të rritur nëpunësit shtetërorë në dispozicion në sektorë të caktuar”, tha qeveria e Madridit në një deklaratë pas takimit javor.
Spanja synon të rekrutojë më shumë punonjës në aeroporte dhe porte, si dhe të forcojë kontrollin fitosanitar mbi importet dhe eksportet.
Përveç kësaj, kjo do të ndihmojë rreth 300,000 britanikë që jetojnë në vendin Iberik, duke përfshirë shumë pensionistë.