“Nuk u besoj akuzave të Adriatik Llallës.” Pas ambasadorit amerikan, ka qenë kjo deklarata e shefit të qeverisë shqiptare në lidhje me debatin e këtyre ditëve.
Raporti i Freedom House që fliste për zgjedhjen e Ilir Metës gjatë 2017 si President i Republikës ka turbulluar ujërat e elitës politike të Tiranës të cilat tashmë duket sikur po qartësohen.
Në raport thuhej se perceptimi i përgjithshëm i votuesve shqiptarë është se Ilir Meta është personi më i korruptuar në Shqipëri dhe se zgjedhja e tij si President i dha goditje luftës kundër korrupsionit. I menjëhershëm pas publikimit të raportit, ka qenë reagimi i Presidencës që e quajtën atë si të pabesueshëm e që tentonte të krijonte fokuse të paqena.
Kjo u shoqërua nga mediat opozitare me botimin e letrës që ish Prokurori Llalla i ka dërguar Kongresit të SHBA, ku ndër të tjera shprehet se ambasadori amerikan Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës kur ai ka qenë Kryetar Parlamenti.
Lu tha publikisht se kjo ishte një gënjeshtër nga një njeri si Llalla që është duke shkuar në burg për shkak të korrupsionit të madh në detyrë dhe pasurive të pajustifikuara.
Sot ka folur kryeministri Edi Rama për mediat.
Kryeministri Rama thote se pas sulmit me miell të enjten në Parlament fshihet frika e krereve te opozitës.
Ne nje interviste per TV Klan ai shprehet se Ilir Meten do ta rizgjidhte president dhe se nuk i beson versionit te ish–kryeprokurorit Llalla per ambasadorin Lu.
RAMA: Pas sulmit të opozitës fshihet frika e krerëve të saj. Ilir Metën do ta rizgjidhja President.
Nuk u besoj akuzave të Adriatik Llallës.
Përgatiti: Alpenews.al


