• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Edhe media ndërkombëtare me sytë nga Euronews Albania
Home
Aktualitet
Media

Edhe media ndërkombëtare me sytë nga Euronews Albania

19 November, 2018 F.autor Aktualitet, Media

Lajmi se gjigandi mediatik Euronews dhe grupi “IN Media” nënshkruan partneritetin e tyre për të lançuar Euronews Albania, televizionin dhe platformën dixhitale mediatike, ka bërë tashmë edhe xhiron e botës.

Duke qenë se është franchise-i i parë i Euronews, lajmi ka bërë jehonë në disa media të rëndësishme ndërkombëtare si “Le Figaro”, “France 24”, CBNews”, “L’Express”, “Liberation”, “Capital”, “Le Croix” etj.

E përditshmja franceze “Le Figaro” ka cituar presidentin e “IN Media”-s, zotin Theodhori Cami, i cili është shprehur se: “Produkti mediatik në Euronews Albania do të jetë i standardeve më të larta në rajon”.

Mediat e huaja theksojnë se gjigandi Euronews, si një patentë e sprovuar e garancisë së cilësisë së lajmit, do të ndihmojë me ekspertizën e tij që dega e sapohapur në Tiranë të prodhojë lajme të nivelit ndërkombëtar. Ndërkohë që, sipas kontratës, Euronews do të ketë mundësinë të përdorë mbulimin rajonal të degës në Shqipëri, në të gjitha platformat e saj.

Gjigandi tjetër mediatik europian, “CBNews” citon Michael Peters-in, Drejtorin Ekzekutiv të Euronews-it, i cili tha se kompania e tij mediatike krijon për herë të parë një franchise. Në media të tjera ndërkombëtare, fjala e zotit Peters ka qenë më e plotë: “Ky bashkëpunim është dëshmi e forcës sonë, e cila ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e disa ndryshimeve të rëndësishme që kemi bërë vitet e fundit”, është shprehur ai. “Vazhdojmë të rritemi si media “glokale” (një term i përfituar nga bashkimi i fjalëve globale me lokale), duke qenë ndërkombëtarë në qasje e duke u qëndruar pranë audiencave lokale. Marrëveshje të tilla kontribuojnë drejt synimit tonë të palëkundur strategjik për ta bërë Euronews-in median numër një globale, jo vetëm në Europë, por edhe në botë”.

Siç citon media e njohur franceze, “France 24” Euronews Albania pritet të nisë transmetimet në muajt e parë të vitit 2019, me profesionistët më të mirë vendas. Me këtë krijim të ri, lajmet do të ofrohen në mënyrë më të drejtpeshuar dhe më të larmishme se të gjithë transmetuesit e tjerë rivalë në Ballkan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TEDDY BEAR"/ Tani është spitali për arushat prej pelushi
Previous article "I KE TË GJITHA FALË PRINDËRVE"/ Modelja e njohur i përgjigjet kritikëve (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT