Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat në zonën e Kamzës. Mediu akuzoi Ramën se po pengon integrimin e vendit në BE. Mediu tha se tentativa për manipulim votash është e pafalshme për cdo politikan.
Por as ai nuk i shpëtoi dot lapsuseve.
“Është shumë e rëndësishme që 25 Qershorin ta shohim si një moment të rëndësishëm për veten tonë në rradhë të parë, se cdo gjë që bëjmë, e bëjmë për familjen tonë, për vendin tonë”, tha Mediu, duke ngatërruar 25 prillin me 25 Qershorin.
Të njëjtën ngatërresë e bëri edhe kreu i Demokratëve disa ditë më parë.


