Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë vijuar edhe sot me “ngacmimet” në rrjetet sociale, duke postuar video dhe duke mos i kursyer batutat me njëri-tjetrin.
Në videon e postuar pak më parë, Rama i ka kujtuar Bashës tramvajin e Tiranës që nuk u ndërtua kurrë, duke shtuar se ai duhet të reagojë sepse 11 maji është shumë pranë.


