• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E ZBULON Rama: “Reality Show” i famshëm është xhiruar në Shqipëri, janë 12 seri që… (VIDEO)
Home
Politikë

E ZBULON Rama: “Reality Show” i famshëm është xhiruar në Shqipëri, janë 12 seri që… (VIDEO)

15 November, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Rama ka zbuluar sot përmes rrjetit social facebook atë që ai e quan një lajm të bukur, përzgjedhjen e Shqipërisë si vend xhirimi të 12 serive të emisionit më të famshëm holandez “Kush është i infiltruari”, emision që sipas Ramës do t’i tregojë publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve.

“U zbulua sot në Holandë sekreti i sezonit të ri të reality show-t të famshëm hollandez, “Kush është i infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut hollandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve. Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre”, shkruan Rama.

Që nga data 1 janar 2022, publiku holandez do të ndjekë më kërshëri se si konkurrentët VIP-a holandezë do të skualifikohen një nga një gjatë aventurave në vendet më mahnitëse të Shqipërisë. 11 yjet holandeze, të cilët xhiruan seritë në Shqipëri, janë artistë të njohur, prezentatorë televizivë, aktorë, krijues, gazetarë, shkrimtarë, këngëtarë. Ata zbulojnë në çdo seri, me aventurat e tyre drithëruese, destinacione spektakolare të Shqipërisë për dymbëdhjetë javë rresht.

Në serinë finale të Wie is de Mol? (Cili është i infiltruari?) do të përcaktohet fituesi i sezonit 22 -të, por gjithashtu, do të demaskohet edhe i infiltruari, ai që gjatë gjithë serive shkakton dëme, ai që eleminon shokët me intrigat e tij, saboton partnerët, shkakton humbje për skuadrën, mbjell mosbesim dhe krijon situata të mistershme gjatë gjithë serive.

Seria e parë e sezonit 22 do të shfaqet më 1 janar 2022 në televizionin shtetëror holandez, NPO1. Çdo të shtunë deri më 13 mars 2022, publiku holandez do të jetë mbërthyer para ekranit, duke ndjekur lojrat e VIP-ave holandezë në sfondin magjepës të natyrës, kulturës dhe siteve mbresëlënëse shqiptare.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË SUPER MISION..."/ Banorët flasin për fëmijët jetim
Previous article I RIU NGA TIRANA BËN PËR SPITAL TË ËMËN/ Ndërhyrja e policisë shpëton gruan

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT