Najada Çomo, drejtoresha e spitalit Covid 1 ka dhënë një lajm fantastik teksa komentoi situatën aktuale në spitalin e vetëm Covid në vend.

“E them me kënaqësi që po ulet numri i pacientëve të shtruar në spital dhe kjo tregon se është ulur edhe sëmundshmëria në popullatë. Ne jemi drejt uljes së numrit të rasteve si asnjëherë tjetër gjatë kësaj periudhe.

A do të shkojmë drejt zeros? Këtë nuk mund ta them dot. Ne kemi disa ditë që nuk kemi pacientë të rinj të shtruar. Aktualisht, nuk kemi asnjë person të intubuar, por kjo është një sëmundje që nuk të lejon të bësh shumë parashikime”, tha ajo për A2.