Këto janë pamjet nga humnera ku 23-vjeçari Mark Samson hodhi valixhen me trupin e pajetë të shqiptares Ilaria Sula në Romë.
Pas kësaj vrasje makabre fshihet ish-partneri i saj me origjinë filipinase, Marc Samson, i cili tashmë ka pranuar krimin përpara autoriteteve. Ndërkohë, ka qenë ky i fundit, ai i cili ka drejtuar edhe policinë drejt vendit ku ka hedhur trupin e pajetë të shqiptares.
23-vjeçari në dëshminë e dhënë në polici, ka deklaruar se e ka goditur Ilaria Sulën disa herë me thikë në banesën e tij, pasi nuk pranonte dot ndarjen nga ajo.
Më pas ai ka treguar se pas vrasjes, trupin e pajetë të Ilaria Sulës e ka futur në një valixhe, të cilën më pas e ka lënë në fund të një gremine në një zonë të pyllëzuar.
Ka qenë tabulatet telefonike që kanë çuar në ngritjen e dyshimeve kundër Marc Samson dhe më pas në arrestimin e tij.
Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.







