• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIMI ME FONDET E SASPAC, SPAK çon për gjykim Beqajn me 6 akuza! Sekuestrohen mbi 20 mln lekë, aksione e PASURI
Home
Aktualitet
Kronikë

ABUZIMI ME FONDET E SASPAC, SPAK çon për gjykim Beqajn me 6 akuza! Sekuestrohen mbi 20 mln lekë, aksione e PASURI

2 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet e dosjes “SASPAC” për ish-ministrin e arrestuar Ilir Beqaj, si dhe 10 të tjerëve, 2 nga të cilat janë shoqëri tregtare private. Beqaj është i akuzuar për 6 vepra penale.

SPAK konfirmoi sot se përfundoi hetimet dhe kërkon gjykimin nga GJKKO të 11 të pandehurve për fondet e SASPAC. Beqaj aktualisht është i pandehur edhe për çështjen e koncesioneve në shëndetësi, Sterilizimit, për të cilin ka nisur gjykimi në GJKKO.

Prokuroria i akuzon Beqajn dhe të tjerët për ngritjen e një skeme të organizuar përvetësimi të fondeve të BE-së dhe organizmave të tjerë financiarë ndërkombëtarë, duke kryer tenderë të paracaktuar apo veprime ekonomike e ligjore fiktive.

“Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.190, viti 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën për gjykim ndaj një 11 të pandehurve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu është kryer hetimi pasuror ndaj Beqajt dhe të tjerëve, pasi nuk kanë deklaruar pasuritë, mes të cilave 50% të aksioneve në një shoqëri private dhe një apartament në Vlorë. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar mbi 20 mln lekë në valutë shqiptare, euro dhe dollarë, 3 automjete dhe aksionet e një kompanie private.

SPAK thotë se veprimet me fitime të parregullta të Beqajt dhe Kurtulajt janë të provuara direkt në dy raste, si dhe ka dyshime për përsëritjen e veprave deri në 9 raste me skemë të ngjashme.
Lista e të pandehurve dhe veprave penale, 6 akuza për Beqajn, 2 janë shoqëri tregtare
Ilir Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal kryer 8 herë; “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal, e kryer 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143/3 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë, parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal e kryer 3 herë.
-Të pandehurit e tjerë janë Ermal Kurtulaj, i emëruar nga Beqaj dhe gjithashtu bashkëpunëtor i hershëm i tij kur ishte ministër. Akuzat ndaj tij janë “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, (2 herë); “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim 8 herë, “falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë, kryer në bashkëpunim, kryer 9 herë; “mashtrim”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda 2 herë, “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim, 3 herë.
-Gazmend Haxhia, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim dhe “falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim.
-Personi juridik shoqëria tregtare “Landways International” sh.p.k, për “mashtrimi me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim, “falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, si dhe“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”.
-Alfred Nikolla, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, “falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”.
-Elton Marini, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “mashtrimit” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “mashtrim” i kryer në bashkëpunim, “falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
-Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k, akuzuar për veprave penale; “mashtrim” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “mashtrim”, i kryer në bashkëpunim, si dhe “falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
-Bjona Ziaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “mashtrim”, kryer në bashkëpunim dhe “falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
-Bledar Leka, “mashtrim”, kryer në bashkëpunim dhe “falsifikim i dokumentave”, i kryer në bashkëpunim.
-Marinela Jazoj, “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”.
-Mira Topçiu, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë (8 herë).
Faktet sipas SPAK, Beqaj dhe të tjerët përvetësuan fondet e BE-së, skemë për tenderë të paracaktuar
Në dosjen penale të Prokurorisë së Posaçme zbardhen edhe detaje nga hetimi, faktet e pretenduara ndaj 11 të pandehurve dhe veçanërisht skema e paligjshme që kishte ngritur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, fillimisht duke ‘rekrutuar’ në SASPAC ish-bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulaj më 2022 dhe më pas përvetësuar paligjshmërisht fonde të dhëna nga organizmat e huaj e veçanërisht BE-ja.
“Përgjatë hetimeve të kryera, provohet se i pandehuri, Ilir Beqaj, të ketë pasur njohje me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, të paktën që prej vitit 2012, kohë kur i pandehuri ka qenë ortak pranë shoqërisë “Intech” sh.p.k. I pandehuri Ermal Kurtulaj rezulton të ketë punuar në vitin 2017 pranë FSDKSH-së, më pas në disa projekte të ndryshme dhe që prej datës 01.06.2022 ka punuar si koordinator i zyrës “Facility Point”, për programin “EUSAIR”, në SASPAC, i emëruar nga vetë i pandehuri Ilir Beqaj sipas urdhrit nr. 80, të datës 26.05.2022”, nënvizon prokuroria.
Më tej renditet edhe aktiviteti i dyshuar:
“Gjatë ushtrimit të detyrës si drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut, i pandehuri Ilir Beqaj duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, i cili ka vepruar si zbatues, përgjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG”, të përcaktuara në Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së, të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së, Fondi i 10-të Europian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)” dhe ligjit me nr. 21/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për Programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (Adrion) 2014-2020”.
Dhe të gjitha këto me procedura dhe fitues të paracaktuar.
“Të gjitha shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E ardhmja e Turizmit të qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri” dhe “Konferenca e Energjitikës” si dhe “Bashkëpunimi në Rajonin e e Adriatikut dhe Jonit”, organizuar ne vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më përpara se të realizohet procedura e prokurimit, e kryer në mënyrë fiktive më pas për efekt dokumentacioni. Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga i pandehuri, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar mbi dakordësinë për të kryer shërbimin e caktuar; ftesat që iu janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave; shkresa dërguar fituesit pas vlerësimit, si edhe lidhja e kontratës, urdhrat e pagesave- veprime këto të kryera kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës”, sqaron SPAK-u skemën e të dyshuarve.
Një pjesë e shërbimeve rezulton se të jenë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime, por kanë mashtruar në bashkëpunim me të pandehurit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, për qëllime përfitimi material, si dhe në të paktën dy raste provohet që këta të fundit kanë marrë përfitime të parregullta nga të pandehurit që kanë përfaqësuar këto shoqëri tregtare.
Por jo vetëm kaq, pasi ky hetim nuk përfundoi këtu, sepse u shtri edhe tek pasuritë.
I pandehuri Ilir Beqaj akuzohet se ka kryer edhe deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore në 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” shpk, me NIPT L91329021O dhe nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera për investime në këtë shoqëri tregtare; ka fshehur pronësinë dhe nuk ka deklaruar shpenzimet në lidhje me një apartament të ndodhur në qytetin e Vlorës; si dhe ka fshehur pronësinë e një automjeti.
Sekuestrohen apartamenti, 3 llogari bankare me mbi 20 mln lekë e aksione kompanish
Në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me vendndodhje në Lungomare, Vlorë dhe disa llogarive bankare, e të tjera sekuestruar të pandehurve, si më poshtë vijon:
Lista e pasurive të sekuestruara:
-14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;
-15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;
-42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;
-19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.
-Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve
I pandehuri Ilir Beqaj në vitet 2014-2017 ka ushtruar funksionet si ministër i Shëndetësisë, si dhe 2013-2021 deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas në vitin 2022 është emëruar në pozicionin e Drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës njohur me emërtimin “SASPAC”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Pornografi me të mitur, 29-vjeçari nga Tirana bie në “rrjetën” e Europol
Previous article E VRAU ME THIKË DHE E FUTI NË VALIXHE/ Pamje nga humnera ku 23-vjeçari filipinez hodhi trupin e Ilaria Sulës në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm Aktualitet

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

“I BIE TË RRIMË 45 VJET KËTU”/ Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat Aktualitet

“I BIE TË RRIMË 45 VJET KËTU”/ Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 65-vjeçari humb jetën pasi u dëmtua me fresibël gjatë punës Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 65-vjeçari humb jetën pasi u dëmtua me fresibël gjatë punës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT