Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Gumenicë në Vlorë. Pas një sherri me njëri tjetrin, Dilaver Veshaj 40 vjeç ka qëlluar disa herë më sëpatë në kokë kushëririn e tij, ARBEN VESAHAJ duke e lënë të vdekur.
Arben Veshaj është gjetur nga familjarët i vdekur rreth 500 metra larg banesës, ndërsa autori pas ngjarjes u largua, por arratia zgjati vetëm pak minuta, pasi u arrestua nga policia e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merret në pyetje autori i krimit për motivet që e çuan të vriste kushëririn e tij me sëpatë. Shkak i ksaj ngjarje të rëndë u bë konflikti mes dy kushërinjve për çështje pronësie.
AlpeNews.al





