• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E VRAU ISH-BURRI/ Funerali i Klodiana Vefës të shtunën në Shqipëri, hapet llogari bankare për dy fëmijët jetimë
Home
Aktualitet
Kronikë

E VRAU ISH-BURRI/ Funerali i Klodiana Vefës të shtunën në Shqipëri, hapet llogari bankare për dy fëmijët jetimë

5 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e djeshme është nisur drejt Shqipërisë trupi i pajetë i 37-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa. Ajo u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar mbrëmjen e 28 shtatorit në Castelfiorentino të Firences, teksa po kthehej nga puna në shtëpi.

Varrimi do të bëhet ditën e shtunë, ndërsa në Itali janë mbajtur homazhe për ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik në të dyja shtetet. Mediet italiane njoftojnë se komuna e Castelfiorentino ku familja shqiptare jetonte prej kohësh ka hapur një llogari bankare për të mbështetur fëmijët e Klodianës.

“Sapo mora një telefonatë nga Alessio, djali i Klodianës, duke më njoftuar për nisjen e tij dhe të motrës për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi i Klodianës të shtunën me vullnet të familjes. Solidariteti ndaj kësaj familjeje është vërtet i madh. Ne po punojmë që ta rrisim këtë solidaritet maksimalisht në ndihmë konkrete për dy fëmijët, që e gjejnë veten pa të dy prindërit pas kësaj tragjedie”. Për momentin ajo që kemi rënë dakord është që kjo llogari rrjedhëse e Bashkisë të vihet në dispozicion për çdo donacion, i cili do të vihet në dispozicion të tyre: IT94F0842537790000010299535. Arsyeja duhet të jetë: Klodiana”.

Drejtuesi i komunës Alessio Falorni

Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj. Dy ditë pas vrasjes së gruas, muratori 44-vjeçar kreu vetëvrasje dhe u gjet pa jetë në fshatin San Casciano.

Në rrëfimet e të afërmve përmendet “një xhelozi shumë e fortë” e shqiptarit i cili edhe pse ishte ndarë me të, nuk e ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për tu takuar me një italian 52-vjeçar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E 3-VJEÇARIT/ Dentisti Roland Xhaxho “zhduket”, pas publikimit të ngjarjes mbyll qepenat e klinikës
Previous article "PËRFUNDOI NË KOMA NGA ANESTEZIA"/ Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pasi ishte te dentisti: Djalin s’e kthejmë dot...

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT