• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E VETME, pa drita dhe ilaçe/ 70-vjeçarja jeton me lëmoshën e fqinjëve: Nuk jetoj dot më… (VIDEO)
Home
Sociale

E VETME, pa drita dhe ilaçe/ 70-vjeçarja jeton me lëmoshën e fqinjëve: Nuk jetoj dot më… (VIDEO)

19 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Valdete Thoma jeton në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Vuan nga një sëmundje e rëndë dhe pensioni i invaliditetit prej 14 mijë lekësh nuk i mbulon as mjekimin.

Ndërprerja e energjisë për disa borxhe të vjetra të gati 10 viteve më parë e ka zhytur më thellë në mjerim.

“Kam 20 ditë që më është prerë energjia. Kam bërë një kërkesë te OSHEE dhe te ministria, por nuk më ka ardhur përgjigje. Këta të OSHEE-së më kanë hyrë nga muri, hajdutshe, për të më prerë energjinë”, thotë Valdetja.

Në shtëpinë e Valdetes, përvec errësirës mbizotëron dhe lagështia. Bashkëshorti i ka vdekur, ndërsa djali i vetëm punon ku të mundet. 70-vjeçarja thotë se kërkon borxhe te fqinjët, por dhe kjo nuk mjafton, ndaj dëshpërimi ka zëvëndësuar turpin dhe sot ajo kërkon ndihmë publikisht.

“Jam në gjendje të keqe, nuk jetoj dot më. Jam e sëmurë me tumor. As për ilaçe nuk më del. Më vjen prapë fatura 27 mijë lekë, me çfarë ta paguaj? Ia kam thënë fatorinos, mos më vër aforfe. Po kalbem në ujë”, thotë e përlotur e moshuara.
Ligji nuk kursen, por as hallet. Në shtëpinë e Valdetes, dritat do të vijnë kur detyrimet të shlyhen, ndoshta me ndihmën e njerëzve të mirë që sigurisht nuk mungojnë.

Por, 70-vjeçarja nuk është e vetme në Shqipëri. Ndaj, bamirësia nuk është gjithnjë zgjidhja e fundit për të ndihmuar ata që jeta u ka marrë pak më shumë se të tjerëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 13 futbollistët që kanë luajtur në Barcelona dhe Chelsea
Previous article Real, këta dy 20-vjeçarë mund t’i japin fund epokës së “BBC”

F.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT