• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E TURPSHME, E NEVERITSHME”/ Bujar Nishani sulmon oficeren Ina Nuka që u plagos…
Home
Politikë

“E TURPSHME, E NEVERITSHME”/ Bujar Nishani sulmon oficeren Ina Nuka që u plagos…

23 December, 2018 F.autor Politikë

Në një kohë kur marrë në mbrojtje 17 vjeçarin që dhunoi policen Ina Nuka në protestën para Kuvendit, Bujar Nishani ka dalë vetë në sulm të saj.

Edhe pse s’ka thënë asnjë fjalë për të dënuar moralisht agresorin, ish presidenti i quan të turpshme, të nerveritshme dhe të pamoralshme vizitat e efektives në Shqipëri.

Në fillim, Nuka është takuar me kolegët e saj të cilët i ka falenderuar për mbështetjen dhe më pas është pritur nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj për të folur mbi shëndetin e saj.

Përpara se Nishani të denigrojë policen, mbase duhet të rikujtojë kohën kur eprori i tij Sali Berisha shpërbleu 18 vjeçaren Bekime Rexha që u qëllua me çadër gjatë demonstratës së 21 janarit vetëm se ngriti gishtat lart.

Postimi i plotë i Nishanit

E turpshme, e pa moralshme, fyese dhe antinjerëzore keqpërdorimi i imazhit dhe traumës fizike të punonjëses së policisë së Shtetit Ina Nuka, nga një Kryeministër i dështuar, i pa njerëzishëm dhe përgjegjësi moral dhe ligjor i dëmtimit të punonjëses së policisë.

Dikush do pyesi ; “ po kujt t’ja thuash” ?

Natyrish e kotë t’ja adresosh atij modeli kryeministri.

Por qytetarëve, po !

Njëri-tjetrit duhet t’ja themi e t’ja sjellim në vëmëndje.

Më së pari, jam i sigurtë se të gjithë qytetarët e vendit kanë ndjerë keqardhjen më të thellë për dëmtimin e punonjëses së policisë në krye të detyrës.

Të gjithë urojmë shërimin e saj plotësisht e pa asnjë pasojë.

Por, po ashtu jam i bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve ndjejnë neveri nga përdorimi i dëmtimit dhe traumës së saj për video-shoë si revistë propagande (fyese për intelektin qytetar) e imazhit kryeministror.

Mizanskena me kameramanë e fotografë kryeministrorë në Aeroportin e Rinasit tek krijonin faqet e para të revistës qeveritare, me policen që vuajtjet nga dhimbja e traumës dhe i ftohti acartë i natës dimërore, duhej ti kthente në pozim për mizorinë humane të çmendurisë për “like” në fb qeveritar.

Telenovela me mjekun turk në spitalet e Turqisë si vijim i fotove ilustruese të revistës më anti-njerëzore që vijonte të prodhonte kryqeveritari i Shqipërisë, më së shumti ishin si një flakurimë mbi fytyrat dhe plagët e mijëra shqiptarëve që trajtonin traumat e tyre në spitalet mjerane të denja vetëm për ti quajtur “magazina rifuxho”, në Shqipëri.

Epshi propagandistik i dalë jashtë çdo kontrolli prej këtij kryeministri ju përplas si bumerang prej kësaj, teksa shqiptarët krahasonin se ku mjekoheshin e kuroheshin ata në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë, Kujë, Gjirokastër, Dibër, Fier e kudo tjetër, në çdo cep të vendit.

Epilogu i revistës kryeministrore me traumën e polices nën qeshjet artificiale nga godina me grila ngujuar prej urrejtjes studentore , ja rriti shumë koston e amoralitetit propagandës qeveritare por nuk e fshehu aspak amoralitetin e bojrave të nakatosura, tanimë në atë “far feje” që ska kanavacë ku të thahen.

Fati e deshi që punonjësja e policisë ta kalojë me sukses traumën por përgjegjësi kryesor i pasojës së saj, që është vetë kryeministri dhe qeveria e tij, ende nuk janë përballur me ligjin për atë pasojë që shkaktuan.

Pse është përgjegjës Kryeministri do pyesë ndonjë, ende i kapluar nga shfletimi i revistës kryeministrore ?

Nëse kanë qenë apo jo të trajnuara forcat e policisë që dolën përballë asaj proteste, këtë unë nuk mund ta them, pasi më parë duhet të shoh planin e masave, programin e trajnimeve etj., çka për momentin është e pamundur.

Por, ne të gjithë pamë se forcat e policisë përfshirë dhe policen e plagosur u dërguan përballë protestës pa asnjë masë mbrojtëse.

Pa skafandër, pa jelek mbrojtës, pa mburoja plastike, pa asgjë e pa asnjë mjet që ligji, rregullorja, manualet policorë të detyrojnë (jo me dëshirë zgjedhjeje).

Autor është padyshim hedhësi i mjetit dëmtues por përgjegjës kryesor i pasojës është dhunuesi i ligjit, dhunuesi i detyrimit për parandalimin e pasojës.

Asnjë hetim nuk ka të njoftuar deri më sot për përgjegjësit e asaj pasoje.

Përkundër, përgjegjësit vijuan dhunimin e dinjitetit, integritetit, imazhit e psikologjisë së një punonjëseje të policisë, e pa mbrojtur nga askush e nga asnjë rrezik.

E dhimbëshme është jeta, shëndeti i lënduar, dora, këmba apo çdo pjesë tjetër e trupit të plagosur tek çdo kush.

Kemi parë shumë dhimbje këto kohë.

Baballarë tek varnin veten se nuk paguanin dot ngrohjen për fëmijët kërthi në kasollet mjerane.

Nënën tek shtrëngonte në gji fëmijën e mitur traumatizuar brenda qelisë së paraburgimit ku ishte plasur bashkë me fëmijën e saj.

Arditin e vogël tek shkërrmoqej nga zinxhiri eskavatorit në mes pirgut të plehrave me të cilat Arditi mbeti përqafuar për librat e shkollës ndërsa zinxhiri vrastar pillte miliona euro për hajdutërinë e panginjur.

Shumë e shumë të tjera.

Tragjeditë që përpiqen të kthehen në komedi mbeten veçse mjerimi i të pa turpëshmëve.

Shqiptarët e mes tyre dhe policët, minatorët, studentët, të sëmurët, të varfërit, të pa punët kanë nevojë tu kursehen vuajtjet e jo tu qahen, tu parandalohen traumat e jo tu bëhen “share” në fb, tu sigurohet e nesërmja aty ku janë e jo të ftohen për tallava në zyrën mondane kryeministrore.

Videot, filmat, kamerat, aparatet, qeshjet e sforcuara cinike të propagandës bajate ndër revistën kryeministrore, janë dhimbje e shtuar, fyerje e pambaruar, dinjitet i traumatizuar.

Presim studentët…..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPENZIMET PËR DASMA/ Amarda Toska bën deklaratën befasuese: Marrin kredi jo vetëm borxhe...(VIDEO)
Previous article VDEKJA TRAGJIKE E DAVIDE/ Nëna e Astorit: Faji është i ...

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT