Një maturant nga Lipjani i Kosovës ka prekur shumë persona me statusin e tij në Facebook para mbrëmjes së maturës.
Bujar Cani, i veshur me kostumin e maturës ka shkuar pranë varrit të nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë para dy muajsh dhe ka vendosur t’i bëjë një dedikim përlotës.
Krah fotos me varrin e nënës në sfond, Bujari shkruan:
Nënë para se te shkoja ne mbramje erdha te ti sepse ti ishe personi qe me veshe, me mbathe dhe me nise për ne shkolle, me mësoje si te shkruaj, me mësove si te lexoj, si te respektoj, por ja fati qe ti nuk ishe ne kohen me te duhur te me përcillje edhe mbramjen e fundit shkollor me një buzëqeshje nene me një veshje e përgatitur nga nena me një këmishe te hekurosur nga nena, me zërin tënd te bukur: suksese djali im.
Nuk kisha fuqi qe te nisesha për ne mbrëmjen shkollor por erdha pranë teje dhe te falënderova nga e gjithë zemra dhe premtova qe nuk do vuaj hatri yt qe te mos e çoj mundin tënd poshtë dhe te familjes qe me sollët deri ne vitin e fundit shkollor pa asnjë problem. Faleminderit baba, vëlla, motra qe me keni ndihmuar shume. Nene gjithmonë ne zemrat tona!”
Dashuria për prindërit është gjëja më me vlerë që mund të bëjmë në këtë jetë, prindërit janë ata që na duan pa asnjë kusht.


