• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E TRISHTË/ Shuhet aktorja e famshme britanike Pauline Collins
Home
Jetë

E TRISHTË/ Shuhet aktorja e famshme britanike Pauline Collins

7 November, 2025 s.autor Jetë

Aktorja e njohur britanike Pauline Collins ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, pasi pres vitesh vuante nga Parkinsoni. Familja e saj bëri të ditur se ajo u shua “në paqe”, e rrethuar nga të afërmit, njw mwnyrw e denjw dhe e qetw kjo pwr tw kaluar nw botwn tjetwr

Collins u bë e njohur për publikun në serialet televizive “The Liver Birds” dhe “Upstairs, Downstairs”, ndërsa famën ndërkombëtare e fitoi me filmin “Shirley Valentine” (1989), ku interpretoi një grua shtëpiake nga Liverpooli që kërkon kuptimin e jetës. Ky rol i solli dhe një nominim për çmimin Oscar dhe e bëri një nga figurat më të dashura të kinemasë britanike.

Në një deklaratë, familja e saj e përshkroi Pauline-n si “një prani të ndritshme, plot shpirt dhe humor, që la gjurmë në çdo rol”. Ata shtuan se “mbi të gjitha, ajo ishte nëna, gjyshja dhe bashkëshortja jonë e dashur, plot ngrohtësi dhe mençuri”.

Aktorja ishte e martuar me aktorin John Alderton që prej vitit 1969. Ai e quajti bashkëshorten e tij “yll të jashtëzakonshëm” dhe “dashurinë e jetës”, duke kujtuar se kishin ndarë një karrierë të gjatë në teatër, film dhe televizion.

Përveç “Shirley Valentine”, Collins spikati edhe me interpretimet në filmin “Paradise Road” (1997), përkrah Glenn Close, Cate Blanchett dhe Frances McDormand. Në vitin 2001, ajo u nderua me titullin OBE (Order of the British Empire) për kontributin e saj në artin dramatik.

Pauline Collins lindi në Exmouth në vitin 1940 dhe u rrit pranë Liverpoolit. Fillimisht punoi si mësuese, por pasioni për aktrimin e çoi drejt një karriere të gjatë e të suksesshme që zgjati më shumë se gjysmë shekulli. A.K./TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Yad Vashem identifikon pesë milionë viktima të Holokaustit
Previous article SHIFRA MARRAMENDËSE/ Aksionerët e Tesla-s miratojnë paketën rekord për pagën e Elon Musk, por ja kushti që duhet të plotësojë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË SPANJË/ 13-vjeçari ndërron jetë gjatë festimeve të fitores në Kupën e Botës, u zu nën rrënoja… Jetë

TRAGJIKE NË SPANJË/ 13-vjeçari ndërron jetë gjatë festimeve të fitores në Kupën e Botës, u zu nën rrënoja…

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë! Jetë

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë!

NGA PËRDHUNIMI TEK TRAFIKU NJERËZOR/ Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA Jetë

NGA PËRDHUNIMI TEK TRAFIKU NJERËZOR/ Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT