• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Sakrifikonte çdo ditë kilometra të tërë për 3 nxënësit e tij, mësuesit i PUSHOI zemra menjëherë sapo mbaroi mësimin në fshatin e thellë të Maliqit
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Sakrifikonte çdo ditë kilometra të tërë për 3 nxënësit e tij, mësuesit i PUSHOI zemra menjëherë sapo mbaroi mësimin në fshatin e thellë të Maliqit

17 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Maliqit, pasi një mësues ka ndërruar jetë papritur pasi dyshohet se ka pësuar infarkt.

Mësuesi dyshohet të jetë rreth moshës 55-vjeçare dhe është identifikuar me emrin Alban Bejleri, ai prej vitesh sakrifikonte duke ushtruar profesionin e tij në fshatin Marjan, një zonë e thellë e Maliqit. Kjo pasi ecte çdo ditë disa kilometra në këmbë për të shkuar te tre nxënësit e vetëm që studionin në shkollën aty, pasi ishte e pamundur që automjeti të mbërrinte deri në fshat.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se pasi ka përfunduar mësimin, teksa ishte duke u kthyer për tek makina e tij si zakonisht, zemra e mësues Albanit pushoi së rrahuri, dhe ai ndërroi jetë në vend. Ku edhe u gjet nga banorët e fshatit të cilët më pas kanë lajmëruar autoritetet, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Një reagim është bërë nga Zyra Vendore Arsimore Maliq, e cila është shprehur se ai kishte një përvojë 20 vjeçare në arsim dhe gëzonte vlerësimin e nxënësve dhe komunitetit.

“Me hidhërim morëm lajmin e ndarjes së papritur nga jeta për shkak të një ataku kardiak, të kolegut tonë të nderuar, mësuesit Alban Bejleri. Mësues Albani, me një përvojë 20 vjeçare në arsim punonte prej 6 vjetësh në fshatrat e njësisë administrative Gorë, ku gëzonte vlerësimin dhe respektin e nxënësve dhe komunitetit, për korrektësinë, përkushtimin, frymën bashkëpunuese dhe vlerat qytetare dhe njerëzore që përfaqësonte.

Zyra Vendore Arsimore Maliq shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen, prindërit, bashkëshorten dhe djemtë e tij, si dhe gjithë miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët”, shkruan ZVA-ja e Maliqit.

Në një intervistë për Euronews, ka folur shoku i tij i ngushtë, Artur Vrenozi,  i cili është shprehur: “Albanin e njoh prej vitesh. Dje kur më thanë nuk u besoja veshëve. Kur shkova në morgu, kuptova që Albani na la. I gjithanshëm për mua. Ishte njeri model. Fillimisht ka qenë në shkollën e mesme Bilisht, para 6-7 viteve në fshatin Mjaltez, familja u shkëput me dy fëmijë e ngeli fshati pa fëmijë. Shkoi në Marjane. 3-4 nxënës.

E kam shoqëruar e vet. Në Mjaltëz ecte 6 orë, këtu 3-4 ore minimalisht. Nga Bilishti me makinë e pastaj në këmbë. Për të dhënë nxënësve dije. Sakrificë e madhe. Ate që e bënte ai janë të rrallë. Familje mësuesish intelektualësh. E tani që po flas e kam të pamundur ta besoj. Vite para vuante nga diabeti por kurohej shpesh. Sakrificë e madhe në këmbë për të mësuar nxënësve dije”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇËSHTJA KATOLIKE" E TRUMP/ Tre rrathët e një gabimi më serioz sesa ai mendon
Previous article VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT/ Prokuroria Themelore e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT