• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E TRISHTË QË BUSHATI S’ËSHTË MË MINISTËR I JASHTËM”/ Kotizas flet për paktin Shqipëri-Greqi
Home
Rajon

“E TRISHTË QË BUSHATI S’ËSHTË MË MINISTËR I JASHTËM”/ Kotizas flet për paktin Shqipëri-Greqi

22 January, 2019 F.autor Rajon

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka zbardhur negociatat që janë bërë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në lidhje me çështjen e kufirit detar dhe për ligjin e luftës.

Edhe pse, as ai dhe as Bushati nuk janë më ministra, ata do të takohen sërish më 16 mars. Në përgjigje të një komenti nga një qytetare, dërguar gjatë një interviste në radion “News24/7”, lidhur me gjendjen e luftës me Shqipërinë që zgjat prej 75 vitesh, Kotzias deklaroi:

“Këtë çështje e kishim si pjesë të një pakete. Jo të gjithë ishin dakord që të zgjidhej. Kishim një problem, veçanërisht që marrëveshja mbi ZEE-të, që kishim përgatitur me kolegun tim shqiptar, nuk kishte Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri që ta miratojë. Domethënë, meqenëse ishte refuzuar marrëveshja e mëparshme nga Gjykata Kushtetuese, duhet të funksiononte Gjykata Kushtetuese që të kalonte aty”.

“Siç di – tani ka disa lëvizje, të shohim – Gjykata ka 11 anëtarë dhe kishin mbetur vetëm dy. Plus kishte probleme komunikimi midis Ramës dhe Metës. Ajo që është e trishtë, do të thoja, është se Bushati nuk do të jetë më ministër i Jashtëm i Shqipërisë, për arsye që mund t’i diskutojmë në një intervistë tjetër”, tha më tej Kotzias.

Sipas Kotzias-it, ai u largua nga Rama dhe “ne të dy, që thuajse kishim mbaruar paketën e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, nuk jemi më në ministritë tona”.

“Por, më lejoni t’iu them një lajm. Më 15- 16 mars, Departamenti i Studimeve Europiane dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut do të zhvillojë një seminar mbi aspekte të ndryshme të politikës së jashtme të 4 viteve të fundit. Ditmir Bushati është midis njerëzve që do të më nderojë dhe që më ka premtuar se do të vijë dhe do të flasë ditën e dytë”, tha Kotzias.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKËPUNIM RAJONAL/ Bregu takon sot Zaev e zyrtarë maqedonas
Previous article "BOMBË ME SAHAT DEMOGRAFIKE"/ INSTAT publikon raportin: 24% e shqiptarëve të rritur nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale

F.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT