• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndërron jetë në QSUT foshnja 2 muajshe nga Korça, ndodhej në gjendje kritike prej disa ditësh…
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Ndërron jetë në QSUT foshnja 2 muajshe nga Korça, ndodhej në gjendje kritike prej disa ditësh…

15 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” foshnja 2 muajshe, e cila u dërgua me urgjencë nga Spitali Rajonal i Korçës për mjekim më të specializuar sepse ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se foshnja ndërroi jetë disa orë pas mbërritjes në kryeqytet, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga ana e grupit hetimor konfirmohet se materialet për rastin janë dërguar në Prokurorinë e Korçës, ku gjatë hetimeve do të zbulohet nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë pasur që në lindje. Mësohet se nëna e ushqente kryesisht vetëm me çaj.

Nga ekzaminimet rezultoi se parametrat jetësorë ishin në kufijtë minimalë, ndërsa mjekët thanë se në momentin kur foshnja ka mbërritur në pediatri ka qenë në gjendje shumë të rënduar, me probleme të theksuara respiratore.

Një tjetër detaj shqetësues lidhet me peshën e tij. Foshnja peshonte vetëm 1 kilogram, njësoj si në momentin kur ka lindur dy muaj më parë, çka sipas mjekëve tregon se nuk ka pasur zhvillim apo ushqyerje të shëndetshme gjatë kësaj periudhe.

Foshnja ka lindur parakohe rreth dy muaj më parë, kur nëna ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Burime bëjnë me dije se dyshohet që nëna të ketë probleme të shëndetit mendor, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë nëse ajo ka shfaqur probleme pas lindjes së fëmijës. Edhe dje nëna e fëmijës kërkonte që ta merrte në shtëpi foshnjen, e cila ndodhej në spital.

Kequshqyerja mbetet dyshimi kryesor, megjithatë sipas burimeve nuk përjashtohen edhe faktorë të tjerë që lidhen me lindjen e parakohshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRANI KËRCËNON LIDERIN IZRAELIT/ Zotohet për ndjekjen dhe vrasjen e Netanyahut
Previous article KTHJELLIME DHE ALTERNIME VRANËSIRASH/ Parashikimi i motit për këtë të diel në vend

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT