Ndonëse pas operacionit 37 vjeçari u raportua në gjendje të qendrueshme, sot ai nuk e fitoi dot betejën me jetën.
Të gjithë ata që e kanë njohur Ervinin do ta mbajnë mend si një djalë brilant, të qeshur dhe pozitiv. Një person i angazhuar pas aktiviteteve fizike, një ndër anëtarët e shoqatës së Alpinizmit në Elbasan.
Gati cdo fundjavë merrte pjesë në veprimtaritë e shoqatës , duke ngjitur disa nga malet dhe kodrat me të larta në vend, ndërsa pasditeve e gjeje në palestër.
Ervin Saraci kishte mbaruar studimet e larta për gjuhën Frenge në Elbasan , mandej kishte kryer Masterin Shkencat politike në Belgjike.
Në vitin 2006-2007 punoi si mësues i gjuhës Frenge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Peqin. Në shtator të vitit 2011 -2013 iu besua Drejtimi i kabinetit të Kryetarit të bashkisë Elbasan.
Në vitin 2013-2015 u emerua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në bashkinë Elbasan e më pas u rrit në detyrë, duke zënë postin e nënkryetarit të bashkisë, post të cilin e mbante deri tani. 37 vjeçari ishte i martuar dhe babai i një djali 9-vjecar.



