• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshë shumë të re arkitektja e njohur shqiptare
Home
Sociale

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshë shumë të re arkitektja e njohur shqiptare

5 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Arkitektja shqiptare, Evis Hasanllari është ndarë nga jeta në moshë tepër të re.

Lajmi është dhënë nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë.

Shoqata e Arkitektëve shkruan se ndarja nga jeta parakohe e Hasanllarit është një humbje e madhe për arkitekturën bashkëkohore shqiptare.

Në reagim thuhet se në 10 vitet e fundit të jetës së saj, Hasanllari  punoi dhe jetoi në Frankfurt, përherë e lidhur ngushtë me aktualitetin e zhvillimeve urbane dhe arkitekturore në vendin tonë.

Postimi nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë

Të nderuar kolegë dhe miq!

Afërmendsh që mjedisi ynë zgjohet më i varfër dhe i trishtë, kur ikën prej saj një njeri me kaq vlera. E tillë, ishte Evis Hansanllari, kolege dhe mike, e cila u nda nga jeta kaq herët, ndërkohë kishte kaq shumë vepra ndër duar ende pa përfunduar.

Historia e saj krijuese e prerë në mes brutalisht dhe kaq trishtë, mbetet një kapitull I pambaruar, I bërë me passion dhe guxim, me mencuri dhe inteligjencë kaq të spikatur. Evisi ishte nga ato vajza që lindi e mëncur dhe e jetoi jetën me dëlirësinë e një fëmije.

Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën nga afër dhe kanë punuar me vajzën fisnike, të talentuar, të jashtëzakonshme në rrugëimin e saj professional, por edhe për arkitektuën bashkëkohore shqiptare po ashtu, që humbi sot një prej arkitekteve më të përkushtuara.

Evis Hasanllari, ka përfunduar studimet e larta, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Dega Arkitekturë me rezultate të larta, në vitin 2000. Ka vijuar pranë këtij Fakulteti punën, si Pedagoge për një periudhë të gjatë kohe.

Në vendin tonë kohë ka projektuar pranë disa kompanive të njohura dhe ka ndjekur zbatimin e shumë projekteve, ku mund ta përmendim si bashkëautore në projektin e  “Terminalit e Aeropotit Nënë Tereza”.

Pasi është larguar nga vendi ynë ka vazhduar studimet Master, në “Berlin Institute of Technology – Technische Hochschule Berlin”, universitet i cili mban titullin “University of Excellence” si dhe krenarinë e shkollimit të 10 –të fituesve të Cmimit Nobel, për “Shkencë dhe Teknologji”.

Në vitet në vijim të qëndrimit në Gjermani, ka punuar në kompaninë: “Unternehmen – Vössing Ingenieurgesellschaft”; ndër të tjera si bashkëautore dhe pjesë e grupit të punës që menaxhoi projektin e terminalit III në Aeroportin e Frankfurtit.

Në 10 vitet e fundit të jetës së saj punoi dhe jetoi në Frankfurt, përherë e lidhur ngushtë me aktualitetin e zhvillimeve urbane dhe arkitekturore në vendin tonë. Si një zë I afërt dhe fortëkumbues si një arkitekte jo vetëm në jetë por arkitekte dhe e fjalës së shkruar.

Ngushëllimet më të ndjera të dashurve e të afërmve të Evisit, fjalët përballë humbjes s’kanë asnjë fuqi!

Faleminderit për forcën dhe kohën që fale, Evis Hasanllari!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 25 PRILLI/ Kryemadhi pa maskë: Shpresojmë se revolta e qytetarëve ndaj qeverisë do na japë fitoren
Previous article IRONI ME ILIR METËN/ Patozi: Presidenti është më i shqetësuar sesa gruaja e tij për zgjedhjet

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT