• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta gjenerali Naim Muhaj, ‘Legjenda’ e Ishullit të Sazanit
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta gjenerali Naim Muhaj, ‘Legjenda’ e Ishullit të Sazanit

27 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Komandanti Naim Muhaj është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Tiranë në moshën 82-vjeçare. Muhaj njihej si “Legjenda” e Ishullit të Sazanit dhe “Komandant i të gjitha rangjeve ushtarake” për shkak të detyrave të larta që ka mbajtur gjatë viteve të shërbimit të tij.

Ai mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm në orën 00:21, ndërsa homazhet në nderim të tij do zhvillohen sot, datë 27.05.2021 ora 11.30 – 13.30, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14.00 në varrezat e Sharrës.

Prej vitit 2018, komandant Naim Muhaj mbante dhe titullin “Qytetar Nderi” i Tepelenës, zonë nga e cila ishte dhe me origjinë, me motivacion “ Për kontributin dhe cilësitë e larta të tij si kuadër i devotshëm në funksionin e çështjes së madhe të atdheut duke rritur kështu emrin e krahinës së Lopësit.”

Komandant Muhaj, pas daljes në pension u bë një zë i fortë për mbrojtjen e të drejtave të ish-ushtarakëve dhe për gjallërimin e aktivitetit të tyre.

Muhaj kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në vitet 1957- 1960, pas të cilave u titullua me gradën Oficer. Më pas shërbeu në ishullin e Sazanit, në bazën ushtarake të gjirit të Vlorës dhe në shkollën e Instruksionit të Korpusit të Fierit deri në vitin 1969.

Për dy vitet në vazhdim kreu studimet në Akademinë Ushtarake. Në 8 vitet në vijim, Muhaj u emërua dhe shërbeu si komandant i ishullit të Sazanit. Në vitet 1979-1982 u emërua komandant i Korpusit të Tiranës dhe nga viti 1983 deri në vitin 1986, shërbeu si komandant i Divizionit në Lushnjë. Në vitin 1986 u dënua për motive politike, ku vuajti dënimin deri në vitin 1990, vit kur mori pafajësinë dhe filloi punë sërish në Ushtri, si Inspektor i Ministrit të Mbrojtjes, detyrë që e kreu deri në moshën e daljes në pension, në vitin 1999.

Komandant Naimi në ishullin e Sazanit ka punuar 15 vjet. Për herë të parë ka shkelur në vitin 1960. Karrierën ushtarake e ka nisur komandant toger, duke qëndruar 7 vite në këtë detyrë. Kur mbaroi Akademinë, kthehet përsëri në këtë njësi, por në funksionin e komandantit, detyrë që e kreu për 8 vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMBINIMI I DY VAKSINAVE TË NDRYSHME ANTI-COVID/ Sulçebe: Jep më shumë efekte anësore
Previous article COVID-19 FATAL PËR MESHKUJT E RINJ/ Vdekjet e grupmoshës 35-39 vjeç u rritën 54% në 2020-n

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT