• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Bujar Bukoshi, Doktori që mori në dorë fatin e Kosovës
Home
Rajon

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Bujar Bukoshi, Doktori që mori në dorë fatin e Kosovës

10 June, 2025 s.autor Rajon

Bujar Bukoshi është ndarë nga jeta sot në mëngjes, pas një sëmundjeje me të cilën luftoi shumë gjatë.
Dy ditë më parë e vizitova në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe shpresoj të më ketë njohur. Sot në mëngjes, në orën 5, ai është ndarë nga jeta

Miqësia ime me të ka nisur në vitet ’90, kur unë isha i angazhuar në shtypin e Kosovës, dhe vazhdoi më pas si një raport njerëzor.
Është kjo arsyeja që ndjehem i detyruar që sa herë të shkruaj për Kosovën, t’ua kujtoj të gjithëve si nisi dhe çfarë detyrimi kanë brezat më pas të respektojnë, mes të tjerash, ato sakrifica që janë bërë për shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndahet nga jeta Bujar Bukoshi, Doktori që mori në dorë fatin e

Befasia e shqiptarëve në Perëndim pas vitit 1990, ishte rruga që ndoqi Ibrahim Rugova për ta ruajtur Kosovën nga goditja e parë fatale që mund të merrte bashkë me shembjen e Jugosllavisë. Orientimi nga Perëndimi dhe rezistenca paqësore, justifikuan lindjen e UÇK-së dhe ndërhyrjen ushtarake perëndimore.

E vërteta e madhe është se rruga drejt pavarësisë së Kosovës mund të ishte e gjatë dhe e pashpresë, nëse nuk do të lindte UÇK dhe të provokonte ndërhyrjen ndërkombëtare të NATO-s. Por nga ana tjetër, ajo ditë nuk do të vinte kurrë, nëse problemi i Kosovës nuk do të hynte në kancelaritë perëndimore si problem i një shoqërie të orientuar nga Perëndimi që luftonte për të drejtat e saj themelore me rrugë paqësore.

Pak para se të përballej me gjykimin në Hagë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur ish-rival i ashpër politik i Ibrahim Rugovës, duke nderuar kujtimin e tij tha:

“Lufta jonë ishte përpjekja jonë për të mos dështuar paqja në Kosovë!”.

 

Kryeministri I parë

Ndahet nga jeta Bujar Bukoshi, Doktori që mori në dorë fatin e

Paraditen e 12 tetorit 1991, Ibrahim Rugova vendosi të thërrasë në zyrë një nga mjekët më të famshëm të Kosovës në atë kohë, urologun Bujar Bukoshi. Si mjek në kulmin e karrierës së vet, i shkolluar në Beograd dhe më pas i specializuar dhe doktoruar në Gjermani, ai ishte popullor në masën e gjerë të qytetarëve të Kosovës.

As e kishte menduar kurrë karrierën politike edhe pse iu ishte bashkuar nismëtarëve të themelimit të LDK-së dhe ishte ndër figurat kryesore të saj, pas Rugovës më karizmatiku.

Bukoshi, momentin e bisedës në zyrën e tij atë paradite tetori, e përshkruan si të sikletshme për Ibrahim Rugovën.

“Ai nuk përdorte shkrepëse, cigaren pasardhëse e ndizte me atë që ishte duke përfunduar. Iu desh të mbaronte cigaren që kishte në dorë e të niste tjetrën, për të m’u ankuar se askush nuk po pranonte të bëhej Kryeministër i Kosovës.

– Të gjithë frikohen nga ky post dhe e refuzojnë…

Më pyeti mua nëse e pranoja.

M’u duk diçka e çuditshme, si çdo e panjohur e atyre kohëve”. 000000

Dhe Bukoshi e pranoi pa debat, pa ngurrim, pa frikë dhe pa ndonjë emocion të përgjegjësisë që mbartte ai post që në fakt ishte më shumë mision, sesa detyrë.

“Nuk i shtrova asnjë pyetje. Thjesht e pranova.”

Ibrahim Rugova u ndie i çliruar.

Ndezi me ngut cigaren tjetër dhe më tha se duhet të dal nga Kosova.

– Diku jashtë… E bisedojmë. Dy qeveri në një territor nuk mund të qëndrojnë, pasi shpërthen konflikti. – tha ai”.

Përshkrimi i Bukoshit në këtë pikë ka dhe një dorë të lehtë humori, kur përpiqet të përshkruajë kujdesin e Rugovës për të mos pasur konflikt.

“Ai…, ai ishte fanatik kundër konfliktit”.

 

Ndahet nga jeta Bujar Bukoshi, Doktori që mori në dorë fatin e

Të nesërmen e bisedës me Rugovën, Bujar Bukoshi bëri gati çantën e udhëtimit me sende të domosdoshme; pizhamet, furçë dhëmbësh dhe një libër të Fan Nolit, “Bethoveni dhe revolucioni frëng”.

Në mbrëmjen e 13 tetorit nuk fjeti në shtëpi, sepse policia e kishte rrethuar në distancë. Pati prerë biletat së bashku me gruan dhe vajzat në linjën Shkup-Zyrih e pastaj Zyrih-Bon, për datën 14 tetor.

Sllovenia ishte zgjedhur si vend i sigurtë. Në qershor kishte shpallur pavarësinë dhe një vit më parë u bë mbështetësja kryesore e kërkesave të Kosovës nëpërmjet  forumit që opozita sllovene organizoi në Cankarjev Dom, qendra kulturore e Lubjanës.

Deputetët që kishin shpallur Deklaratën Kushtetuese dhe Kosovën si Republikë të Pavarur në Kuvendin e Kaçanikut, në shtator 1991, ishin shpallur në kërkim nga policia. Ata u bënë bashkë në mërgim me ekipin e ri të Qeverisë së Kosovës, për herë të parë, me shpresë se do riktheheshin si triumfatorë. Por kjo nuk do të ndodhte aq shpejt dhe jo aq lehtë sa e mendonin.

Qeveria e tyre ishte atipike. Ajo do të funksiononte larg shtetit që përfaqësonte, nuk do të kishte buxhet të siguruar nga veprimtaria ekonomike, por nga solidariteti. Mbi të gjitha, kushtëzohej nga një mision dhe jo nga një mandat normal. Ajo ishte qeveri e përkohshme dhe siç ndodh rëndom, gjërat e përkohshme zgjasin pafundësisht.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA KUFITARE KONTROLLE INTESIVE/ Bllokohen 41 mjete lundruese, masa ndaj shkelësve të rregullave detare
Previous article "SYNOJMË HAPJEN E NJË GRUPKAPITULLI TJETËR ME BE"/ Rama rikthehet me “Sy m’Sy”: Kemi nisur punën për samitin e NATO-s në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT