• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”
Home
Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

13 July, 2026 s.autor Jetë

Aktori i njohur Sam Neill, i cili u bë i famshëm në mbarë botën me rolet e tij në filmat “Jurassic Park”, “The Piano” dhe serialin “Peaky Blinders”, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur të hënën përmes një deklarate të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Familja njoftoi se Neill u nda nga jeta në Sydney të Australisë, i rrethuar nga të afërmit e tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

Në deklaratë thuhet se humbja ishte e papritur, ndërsa familja theksoi se aktori ishte në remision nga kanceri, pasi më parë ishte diagnostikuar me limfomë angioimunoblastike të qelizave T, një formë e rrallë e kancerit të gjakut.

I lindur në vitin 1947 në Omagh të Irlandës së Veriut, Sam Neill u shpërngul me familjen në Zelandën e Re gjatë fëmijërisë. Ai ndërtoi një karrierë mbi pesë dekada në kinematografi, me më shumë se 150 role në filma dhe seriale.

Gjatë karrierës së tij ai luajti në filma të njohur si “The Hunt for Red October”, “Dead Calm”, “The Hunt for the Wilderpeople”, “Event Horizon”, “Peter Rabbit”, si dhe në seriale të suksesshme si “Peaky Blinders”, ku interpretoi personazhin e Major Chester Campbell, “The Tudors” dhe “The Twelve”.

Në vitin 2023, aktori publikoi autobiografinë e tij, ku zbuloi betejën me kancerin dhe trajtimin që kishte ndjekur. Edhe pse sëmundja kishte hyrë në remision, ai vijoi terapinë mujore deri në fund të jetës.

Homazhe për aktorin kanë bërë liderët e Zelandës së Re dhe Australisë, të cilët e cilësuan Sam Neill një ikonë të kinematografisë dhe një nga figurat që ndihmoi në promovimin e industrisë filmike të Zelandës së Re në mbarë botën. Sam Neill lë pas katër fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës
Previous article TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT