Është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike profesori i Universitetit “Fan Noli” në Korçë, Dioni Tushi.
Ditën e djeshme ai hipi në çatinë e banesës së tij për të rregulluar kondicionerin, por është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda.
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, profesori nuk ia doli të mbijetojë për shkak se ka patur edhe hemorragji të brendshme.
Dioni Tushi jepte lëndën e filozifisë në universitet, ndërsa ushtronte edhe detyrën e drejtorit në një shkollë të mesme.


