Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme, teksa ishte duke punaur në Greqi.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi, ku po kryhen punime për rrjetin e kanalizimeve në Agrinio.
25-vjeçari shqiptar e kishte ditën e parë të punës, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai është përplasur nga një ekskavator, por rrethanat e sakta të vdekjes së tij do të dalin nga hetimi që ka nisur policia.Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka transportuar punonjësin e plagosur rëndë në spitalin e Agrinit, ku fatkeqësisht ka konstatuar vdekjen. Indentiteti i tij ende nuk është bërë publik.


