• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Invalidi me aftësi të kufizuara sorrollatet 6 vjet për statusin e paraplegjikut. Ka… (VIDEO)
Home
Sociale

E TRISHTË/ Invalidi me aftësi të kufizuara sorrollatet 6 vjet për statusin e paraplegjikut. Ka… (VIDEO)

15 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Bajram Shkreta tregoi në emisionin “Stop” sesi u diagnostikua në mënyrë rastësorë me diabet. Për shkak të agravimit të sëmundjes, ai është detyruar të presë të dyja këmbët.

“Me diabet unë kam që në vitin 1998. Unë isha duke ikur me shërbim në Sarandë me Tefta Radin, por pija shumë ujë rrugës. Shkuam për inagurimin e një spitali dhe i tha që ky (Bajrami) pi shumë ujë. Bëmë një analizë dhe doli diabeti. Jam kuruar, por në vitin  2010 e preva një këmbë. Pas dy vitesh filluan shenjat te gishtat e këmbës tjetër dhe kështu e preva dhe këmbën e dytë”, rrëfeu denoncuesi.

Ai tha se kur ishte vetëm me një këmbë ishte me statusin e invalidit të punës të grupit të dytë, ndërsa tani është me atë të grupit të parë. Por si të mos i mjaftonte fatkeqësia e tij, prej 6 vjetësh endet nëpër institucione për të marrë statusin e paraplegjikut. Bajrami tregoi se falë ndihmës së miqve të tij, si morale ashtu edhe ekonomike, ka arritur t’ia dalë mbanë.

Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me mjekun dhe përfaqësuesin e Shërbimit Social, Besim Muratin. Ai tha se personat që pretendojnë statusin e paratetraplegjikut duhet t’i drejtohen institucioneve shëndetësore për t’u pajisur me fletën e KEMP-it, e cila brenda 5 ditësh i dërgohet Zyrës së Ndihmës Ekonomike në Shërbimin Social Shoqëror dhe pas 30 ditësh i dorëzohet komisionit për ta shqyrtuar.

Gazetari së bashku me denoncuesin shkuan pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve dhe më pas në të gjitha zyrat e nevojshme për të zgjidhur problemin e Bajram Shkretës. Prej 6 vjetësh ky i fundit nuk ka mundur dot ta marrë statusin e paraplegjikut, por emisioni “Stop” ia siguroi brenda pak ditësh.

“Kjo s’ka fjalë… 6 vjet për ta siguruar dhe me një faleminderit për emisionin ‘Stop’ ëshët shumë pak! Keni bërë aq të mira, prandaj dhe unë iu drejtova këtij emisioni. Hallall ju qoftë!, u shpreh i emocionuar denoncuesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Bisha” Kristiano Ronaldo, me golat ndaj Spanjës barazon rekordin e magjikut Pele (VIDEO)
Previous article Tre futbollistë anglezë përfundojnë në pranga...

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT