Ngjarja e rëndë e vdekjes së 16-vjeçares Maria Hyseni në Trikala të Greqisë ka tonditur mbarë opinion publik.
Sot u publikua edhe raporti i mjekësisë ligjore, ku shkak i vdekjes përcaktohej rënia nga lartësia, si pasojë e reja kishte dëmtuar kafkën dhe gjoksin.
Ndërkaq familja e Marias nuk mendon që vajza ka vrarë veten dhe kërkon që të hetohet dhe drejtësia të vihet në vend. Ata kanë shkuar sot në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mediat greke kanë filmuar momente të dhimbshme.
Në video shihet famlija dhe i ati që qan e ulëret teksa puth tokën, vendin ku u gjet e vdekur 16-vjeçarja.
Prindërit këmbëngulin se është e pamundur që vajza të ngjitet në skelat e çatisë e kishës, teksa ndërtesa ndodhet në rikonstruksion. Ata gjithashtu raportuan se kishte gjak në pjesën e pasme të tempullit e cila ishte larë, duke pretenduar se kanë fotografi që e vërtetojnë atë.


