• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Humbën vëllain, vajzat i luten prindërve: Jetoni për ne, me ne…
Home
Sociale

E TRISHTË/ Humbën vëllain, vajzat i luten prindërve: Jetoni për ne, me ne…

27 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” u mbyll me historinë e familjes Mataj. Vajzat e kësaj familjeje Ana dhe Afrida kishin ftuar në program prindërit e tyre për t’i kërkuar që të vazhdonin të jetonin.

Familja Mataj kishte pësuar një tragjedi. Djali i vetëm i Afërditës dhe Besnikut kishte ndërruar jetë në moshën 10 vjeçare. Një aksident rrugor i kishte marrë atij jetën duke lënë një plagë të madhe në familjen e tij.

Pas humbjes së tij prindërit nuk kujdeseshin më për veten e tyre dhe ishin mbyllur në vetvete. Ata mundoheshin që të harronin dhimbjen duke punuar gjatë gjithë kohës.

Vajzat i ishin drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar që të shikonin përpara dhe se ato do t’i qëndronin pranë gjithmonë. Ato iu drejtuan prindërve më keto fjalë: “E dimë se sa shumë jeni munduar ju për ne. E dimë se sa shumë keni sakrifikuar për ne. Ne ju duam shumë dhe ju jeni prindërit më të mirë në botë”.

Momenti që preku më shumë prindërit, por edhe publikun që ndodhej në studio ishte letra që vajzat kishin shkruar. “Ne po ju kërkojmë sot që të jetojmë për të, të gjejmë një mënyrë për ta kaluar bashkë, për të qarë bashkë dhe për të patur mall bashkë. Ne kemi gjithçka sepse kemi njëri-tjetrin. Ne jemi vajzat tuaja, djemtë tuaj, ne jemi çdo gjë që ju do të donit të ishim. Prandaj le ta harrojmë dhimbjen dhe të nisim gjithçka nga fillimi”.

Prindërit tepër të emocionuar dhe me lot në sy thanë që: “Ne gjithmonë jemi munduar që të fshehim dhimbjen tonë sepse ishim një familje tepër e lidhur. Ne do të jetojmë për vajzat tona. Do të mundohemi me gjithë zemër për të ndryshuar dhe për të qenë sa më të lumtur. Nuk është e lehtë për askënd, por këto kanë qenë forca jonë dhe na kanë ndihmuar me çdo gjë”.

Arbana Osmani për t’i bërë që të harrrojnë sadopak dhimbjen e tyre kishte ftuar dy këngëtarët e famshëm të cilët prindërit i pëlqenin shumë, Sabri dhe Ermal Fejzullahun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMULA 1/ Vettel: Kisha ritëm fituesi, por këtu parakalimet janë të vështira
Previous article "PËRVËLON RRJETIN"/ Angela Martin nuk duron temperaturat, ZHVISHET e gjitha dhe nuk nguron të...(FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion Aktualitet

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm Aktualitet

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT