Lajm i hidhur na vjen nga qyteti i gurtë i Beratit.
Bëhet me dije se ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit inspektori i antidrogës në Berat, Klodian Shevroja.
Për shkak të agravimit të situatën së tij shëndetësore Shavroja u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. 38-vjeçari qëndroi rreth 2 javë i shtruar në këtë spital dhe ishte në oksigjenim.
Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.


