• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Humb jetën gazetari i njohur shqiptar
Home
Sociale

E TRISHTË/ Humb jetën gazetari i njohur shqiptar

24 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Një ngjarje e rëndë na vjen nga përtej atlantikut. Gazetari dhe operatori shqiptar, Mark Dukaj ka humbur jetën tragjikisht nga stuhia tropikale Imelda në Texas.

Ai punonte te Action News Jax dhe News 4 Jax dhe shiptarët e Floridës e njihnin që banonte në Ponte Vedra.

Kush ishte gazetari dhe foto operatori Mark Dukaj ?

Ka lindur në Niçk të Kelmendit në Malësinë e Madhe dhe është rritur si të gjithë malësorët me ndjenjat atdhetare dhe me krenarinë e të qenurit shqiptar. Duke parë vetveten si i mbyllur në kafaz nga diktatura komuniste arratiset nga Shqipëria drejt ish Jugosllavisë ende në kohën e diktaturës komuniste para viteve 1990. Pas një kalvari në Beograd emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jetën e tij në Amerikë e ka ndarë midis Dallas, Texas dhe Jacksonville, Florida.

Me dëshirën e madhe për kamerën dhe ëndrrën për televizionin, ai jep një kontribut të madh në këtë fushë. Në Texas merr pjesë në disa seri, në një film serial televiziv amerikan, si dhe xhiron mjaft kronika në vende të ndryshme të këtij shteti të madh. Pas disa vitesh qendrimi në Texas vjen në Jacksonville, Florida. Nga 2002 deri në 2005 punon në kanalin televiziv lokal WJXT4 The Local Station /News4 JAX si operator dhe Photo Journalist ndërsa nga 2004 deri në 2006 punon në Action News, WAWS FOX 30/ WTEV CBS 47. Nga 2004 deri në 2011 punon në Cypress Recording në Jacksonville Beach Florida.

Mark Dukaj ishte nder të paret që hapi kanalin televiziv shqip në iptv “Kelmen TV” të pagezuar me emrin e krahinës nga vinte emer me të cilin pagëzoi edhe djalin e tij të vetëm. Përveç kanalit televiziv ai dha një kontribut edhe në fushën e Medias Online këtu në Florida duke kontribuar se bashku me miqte e tij z. Pjerin Logoreci dhe poetin, shkrimtarin Lek Gjoka në hapjen e radios Online Alba Waves radio dhe të gazetës kulturore Online Gazeta Vatra Online.

Gjithashtu Mark Dukaj dha një ndihmesë të madhe për komunitetin shqiptar ketu në Jacksonville Florida duke përkthyer për qindra shqiptarë nëpër zyra të ndryshme shtetërore dhe spitale. Ai ishte një ndër kontribuesit kryesor në themelimin e degës së Shoqatës Pan Shqiptare Vatra në Jacksonville Florida si dhe te Shoqatës Albanian American Society of Florida.
Mark Dukaj ka bërë qindra intervista si për persoalitet shqiptare të Amerikës por edhe për personalitet të ndryshmë amerikane si kur punonte për dy kanalet kryesore televizive në Jacksonville ashtu edhe me vonë.

Ikja e parakohshme e Mark Dukes është një humbje e madhe për familjen e tij si dhe do të jete një boshllëk i madh për komunitetin shqiptar dhe amerikan në Jacksonville Florida e në veçanti për ne miqte e tij.

Aq shumë ishte i dashuruar pas kameras saqë edhe momentet e fundit të jetes i transmeton direkt nga stuhia tropikale Imelda në Texas në Facebookun e tij personal.
Shumë njerëz janë të pranishëm këto ditë zije pranë familjes së Markut, ndër ta edhe miqtë e tij amerikane edhe kanali televiziv Action News, WAWS FOX 30/ WTEV CBS 47, ku gazetarja Alicia Tarancon ish kolege pune shkroi një shkrim dhe bëri një kronike televizive duke i kërkuar komunitetit në Jacksonville që të kontribojnë financiarisht për familjen Dukaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MËRZITET" NGA VENDIMI POZITIV PËR NEGOCIATAT/ Mehmetaj: Kur kupton që...
Previous article SERIE A/ Barazim pa gola, Verona dhe Udinese ndajnë nga 1 pikë

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT