• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Gjimnazistja në Kavajë ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë, mesazhi prekës i shkollës: Zoti të ka pranë vetes…
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Gjimnazistja në Kavajë ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë, mesazhi prekës i shkollës: Zoti të ka pranë vetes…

6 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sindi, një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë në lule të moshës.

Gjimnazi i qyteti ku ajo mësonte ka ndarë një mesazh prekës, për ikjen e parakohshme të Sindit.

“Sot në botën e yjeve u shtua edhe një engjëll me emrin më të bukur: Sindi. Ndërsa ne, tokësorët, humbëm një vajzë të rrallë… Një bijë, një mbesë, një kushërirë, një shoqe, një mike, një nxënëse”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga gjimnazi “Aleksandër Moisiu”.

“Na iku një vajzë model. E bukur, e mençur, e dashur. Na iku një mjeke e ardhshme… Por nga lart, jemi të bindur që Sindi do shërojë zemrat e prindërve të saj së pari.

Faleminderit Sindi, që ishe shembulli që çdo nënë, çdo mësues, çdo shoqe do donte. Na mësove ç’do të thotë mirësi, dritë, qetësi… Na le një boshllëk të madh, por edhe një kujtim që s’do shuhet kurrë”, vijon mesazhi i stafit pedagogjik, ndërsa mbyllet:

“Buzëqesh nga atje lart, siç vetëm ti dije të buzëqeshje. Tani Zoti të ka pranë vetes .. dhe ne të kemi në zemër, përgjithmonë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKUJTOHET "HIROSHIMA"/ Mbushen 80 vite nga bombardimi atomik
Previous article TRAGJIKE/ Lëvizi me 450km/orë, 60-vjeçari amerikan humb jetën duke tentuar të thyejë rekordin e shpejtësisë në garën e Utah

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT