Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille me origjinë franceze janë turistet e huaja që humbën jetën tragjikisht teksa po eksploronin zonën në Qafë-Valbonë. Mbrëmjen e djeshme, ato po lëviznin në shtegun Valbonë-Theth pa asnjë shoqërues që njeh zonën dhe si pasojë e terrenit të ashpër dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, me mjegull e borë, kanë rrëshqitur dhe kanë përfunduar në greminë.
Më vonë, u ka rënë dhe një ortek, goditje që ka rezultuar fatale për jetën e të rejave. Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin vend ku në 10 Maj të vitit të kaluar humbi jetën një turist gjerman.


