• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRADHËTOI NERVOZIZMI GJATË KONTROLLIT/ Arrestohet shqiptari në Itali, në banesë iu gjet..
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRADHËTOI NERVOZIZMI GJATË KONTROLLIT/ Arrestohet shqiptari në Itali, në banesë iu gjet..

5 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga Karabinierët e kompanisë së Ricciones, pasi u kap në posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.

Sipas mediave italiane, arrestimi erdhi pas një kontrolli rutinë rrugor në Viale Abruzzi, ku shqiptari po drejtonte një makinë me qira. Që në momentet e para, ai ka shfaqur një nervozizëm të tepruar, çka ka ngritur dyshimet e efektivëve dhe i ka shtyrë ata të thellojnë verifikimet.

Gjatë kontrollit, në portofolin e tij u gjetën 1,500 euro cash, për të cilat ai nuk ka mundur të japë një shpjegim mbi origjinën. Meqenëse 36-vjeçari nuk kishte me vete dokumentet e qëndrimit dhe pretendoi se i kishte harruar në banesë, karabinierët kanë ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij.

Brenda banesës, mes sallonit, korridorit dhe kuzhinës, u gjetën tre peshore precize me mbetje të një substance të bardhë. Ndërsa në një kasafortë në dhomën e gjumit, policia zbuloi një pako me rreth 40 gramë kokainë në formë kompakte.

Doza të tjera të paketuara gati për shpërndarje u gjetën si në trupin e të arrestuarit, ashtu edhe në një pajisje mobilimi. Lënda narkotike, paratë dhe materialet për paketim janë sekuestruar.

Nga verifikimet e mëtejshme në komisariat rezultoi se 36-vjeçari kishte përdorur më parë identitete të ndryshme dhe se ishte dënuar më herët për vepra të ngjashme.

Ai është mbajtur në qelitë e sigurisë në Riccione, në pritje të seancës për vlerësimin e masës së arrestit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PLOTËSONTE STANDARTET/ AKU bllokon mbi 7 ton djathë në Shkodër, mbyllet aktiviteti i një baxhoje
Previous article EKZEKUTUAN DHE FSHEHËN TRUPIN E RIDVAN LAMAJ/ Kush është Adrian Ogiçi i arrestuar në Spanjë, si e nxori viktimën në pritë dhe roli i bashkëshortes

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT