• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E THOTË HAPUR/ Rama: Nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me LSI, sepse Ilir Meta ka rrjedhur
Home
Politikë

E THOTË HAPUR/ Rama: Nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me LSI, sepse Ilir Meta ka rrjedhur

15 April, 2021 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi mes PS dhe LSI, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Rama përsëriti edhe njëherë ftesën ndaj Bashës, për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve në emër të atyre që ai i quan “punë të mira pë vendin”.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Cfarë force karakteri kërkon kjo që Basha të bashkohet me ju, që të shitet Basha dhe të kalojë tek ju?

Rama: Unë nuk ofrova ta blej, sepse nuk është ndonjë Mesi apo Ronaldo. Nuk jemi në fushën e shit-blerjeve të lojtarëve. U pyeta nga një gazetar lidhur me do t’i keni votat apo jo. I thashë do ti kemi votat, do të marrim patjetër mandatin e tretë. Jam i gatshëm të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi të ngushtë me opozitën që do të dalë nga zgjedhjet, edhe me Bashën, në funksion të krijimit të një fuqie të madhe në funksion të vendit. Një energjie që spostohet nga konsumi i përçarjes tek fokusi i çështjeve.Kjo kërkon karakter. Karakteri nuk blihet dhe nuk krijohet.

Rakipi: Kur ai nuk e paska këtë forcë, përse hidhini këtë ide për qeveri të përbashkët?

Rama: Ka një diskutim të vjetër, se si mund të kapërcehet ky konflikt. Është konfikt që nga lufta e dytë botërore mes një pale dhe një pale tjetër, që është transferuar në një luftë terrori gjatë periudhës komuniste  dhe më pas në formën e një revanshi. Ka mbetur si një ndarje, sikur kemi murin e Berlinit, në aspektin e Berlinit tonë politik. Njerëz që edhe në një fshat të largët, ndihen si të ndarë me thikë, për arsye që janë të tejkalueshme. Jam i gatshëm të punoj për këtë. Do të ishte gjëja më e jashtëzakonshme dhe më e çmuar, që gjenerata që unë i përkas do ti linte brezave.

Rakipi: Basha e ka refuzuar. Ju do ta vijoni të kërkoni bashkëpunim?

Rama: Në thelb shqiptarët duan atë që mungon, që politika të merret më tepër me ta dhe më pak me vetëveten. Do të luftoj për të krijuar hapërsira dhe ura.

Rakipi: Si ka mundësi që këtë diversion, nuk e bëni me LSI, me të cilën ju keni qeverisur. Përse nuk e bën me LSI-në këtë. E ke flakur kategorikisht?

Rama: Është pyetje që nuk ma kanë bërë shpesh. Është e vërtet që kemi bshkëpunuar me LSI. Nuk kam asnjë pishman. Falë atij bashkëpunimi janë bërë punë të mira. Koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe Ilir Meta. Sot LSI është thjesht mekanizmi vet i brendshëm, kap ca të kapësh, merr peng kë të mundësh. Është e papërdorshme për qëllime të mira. Bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe Ilir Meta. LSI ka degraduar në mënyrë pakthim.

Rakipi: Në fushatën tuaj, nëse vjen një i huaj, kupton që nuk është opozitë Lul Basha por Meta dhe Berisha. Lufta juaj është me Metën dhe Berishën.

Rama: Lulzim Basha nuk është lideri vizionar dhe vendimmarrës, sepse nuk e ka karakterin e liderit. Sali Berisha ishte dhe është një lider, pavarësisht se është i mbrapsht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROPA LEAGUE/ Ndizet sfida në Sinobo Stadium, "Topçinjtë" ndëshkon Slavia Praga me 3 gola në 6 minuta (VIDEO)
Previous article FTESA PËR BASHËN/ Rama: S’dua ta blej, nuk është Mesi, jam i gatshëm të bashkëpunoj ngushtë për…

F.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT