• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E THOTË HAPUR/ Jozefina Topalli: Oligarkët e kanë blerë Bashën me vila, është filmuar se ka falsifikuar votat
Home
Politikë

E THOTË HAPUR/ Jozefina Topalli: Oligarkët e kanë blerë Bashën me vila, është filmuar se ka falsifikuar votat

8 September, 2020 F.autor Politikë

Ish-nënkryetarja e demokratëve dhe njëkohësisht ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, shprehet se Lulzim Basha është i blerë nga oligarkët me vila.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Topalli sqaron se nuk do t’i pranojë asnjëherë truket politike që përdor lidershipi i opozitës.

“Nuk bëjnë dot opozitë. Në mometin që blihet lidershipi i opozitës, nuk ka më opozitë. Nuk ka përçarës më të madh në historinë 30-vjeçare sesa rasti aktual i lidershipit të opozitës.

PD ka për detyrë të çlirohet nga pengmarrja. Një person që ka mbajtur karrigen e kryetarit të partisë dhe është filmuar se ka falsifikuar votat, nuk duhet të qëndrojë.

Historia e tij është historia e një axhende ekonomike. Në një situatë të tillë, shumica e shqiptarëve nuk pajtohet, ndaj janë edhe pa alternativë.

Tradhtia më e madhe që ka bërë është se e ka lënë vendin pa opozitë. Ka dezertuar nga detyra për të bërë betejë”, deklaron Topalli.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se Lulzim Basha është i vetmi kryetar opozite në botë që në kohë pandemie shtoi vilat e tij.

Këtë vit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndërruar shtëpi. Tashmë, ai nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të, pranë kullave afër stadiumit “Arena Kombëtare”, por është zhvendosur kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.

Ky kompleks është ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i cili është akuzuar më herët nga PD-ja si oligark. Duke bërë një kërkim të thjeshtë tek agjencitë imobiliare, mësohet se një shtëpi në këtë zonë kushton mesatarisht 410 mijë euro, e ndërsa për ta marrë me qira kushton rreth 2.4 mijë euro në muaj.

Vilat në këto zonë janë kryesisht dy katëshe, me pishinë dhe në këtë zonë jetojnë diplomatë, bankierë dhe personazhe të njohura të biznesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E EGLANTINËS/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: U gjetën mbetje kockash, kishte vrimë 1 cm në nofullën e poshtme…
Previous article SUEDI-PORTUGALI/ CR7 shkruan historinë me një goditje dënimi të "çmendur" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT