• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
E THOTË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR/ Shqiptarët, populli më kursimtar në rajon
Home
Ekonomi

E THOTË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR/ Shqiptarët, populli më kursimtar në rajon

24 November, 2020 s.autor Ekonomi

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar depozitat bankave të shqiptarëve ishin sa 68.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Me këtë shifër, Shqipëria është bindshëm para vendeve të rajonit. Më i afërti është Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 58.1% e PBB-së, e ndjekur nga Bosnja me 53.7%, Kosova me 50%, Mali i Zi me 42.8% dhe Serbia me 46.8%.

Vitin e kaluar, depozitat e shqiptarëve në banka u zgjeruan me dy pikë përqindje ndaj PBB-së, duke iu afruar sërish pragut të 70%, ku qëndronin deri në vitin 2017. As epoka e normave më të ulëta historike të interesit nuk e ka ulur shumë raportin e depozitave bankare në Shqipëri.

Përgjithësisht, shqiptarët ngelen të përkushtuar ndaj instrumenteve më tradicionale të kursimit. Megjithëse në dekadën e fundit ka një rritje të investimit në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, në mënyrë direkte apo përmes fondeve të investimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve preferojnë t’i mbajnë paratë në depozita bankare. Në vend nuk ka ende një treg kapitali që të ofrojë alternativa të tjera të investimit financiar.

Niveli i lartë i depozitave në vendin tonë është mbështetur edhe nga remitancat, me një pjesë e mirë e kursimeve të emigrantëve që janë mbajtur në bankat shqiptare.

Një faktor tjetër që nxit akumulimin e depozitave mund të jetë edhe pabarazia e konsiderueshme dhe fakti që një numër i kufizuar individësh grumbullojnë shumë më tepër para nga sa kanë nevojë dhe dëshirë të shpenzojnë. Në fund të vitit të kaluar, një pakicë prej rreth 96 mijë shqiptarësh zotëronte në fund të vitit të kaluar pothuajse 4.5 miliardë euro depozita bankare.

Depozitat e publikut përbëjnë bazën e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe që qenit një treg i pasur në depozita ka ndihmuar në zhvillimin e një sektori bankar të qëndrueshëm dhe të pavarur nga burimet e huaja të financimit.

Këtë vit, raporti i depozitave ndaj PBB-së pritet të rritet akoma më shumë, sepse depozitat po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që ekonomia po pëson një tkurrje të fortë, që pritet të jetë të paktën 6%.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator totali i depozitave në banka arriti në 1.294 trilionë lekë ose 10.4 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 79 miliardë lekë ose rreth 6.5%.

Depozitat në valutë të huaj dhe kryesisht në euro vazhdojnë të dominojnë, me rreth 54% të totalit. Pandemia e Covid-19 ka krijuar pasiguri dhe ka nxitur akoma më shumë prirjen e qytetarëve drejt kursimit. Që nga shkurti e deri në fund të shtatorit, totali i depozitave bankare është rritur me rreth 36 miliardë lekë./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË ELBASAN/ Infektohen katër gjyqtarë dhe tre sekretare, rimbyllet gjykata
Previous article E PRANON HUMBJEN/ Trrump i hap rrugën Biden: Administrata të bëjë atë që duhet

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT