Shpërthim me tritol në banesën e Gazmir Kosiqit në Maqellarë të Dibrës, raporton “News24”.
Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, në banesën e familjes që një vit më parë humbën djalin e tyre, i cili mbeti i vrarë po në këtë oborr që sot iu hodh tritol.
Elsi Kosiqi, atëherë 32 vjeç, u ekzekutua në oborrin e banesës së tij.
NGJARJA
Rreth orës 01:30, krismat e armës kanë terrorizuar pjesëtarët e familjes Kosiqi në Maqellarë. Në momentin që kanë dalë jashtë, ata kanë parë trupin e pajetë të 32- vjeçarit dhe menjëherë kanë sinjalizuar policinë, e cila ka mbërritur shpejt në vendngjarje. Pas kryerjes së veprimeve paraprake, blutë kanë gjetur dhe sekuestruar në oborrin e banesës së kësaj familjeje dy gëzhoja kallashnikovi.
Pasi e thirrën në emër, ishin tri të shtëna me armën e zjarrit që i morën jetën 32-vjeçarit.