• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E SHTRIRË NË DIVAN DHE…”/ Nëna e 6-vjeçares që u dhunua mizorisht nga i ati rrëfen: Mjekët më thanë që s’ka shumë shpresa
Home
Aktualitet
Kronikë

“E SHTRIRË NË DIVAN DHE…”/ Nëna e 6-vjeçares që u dhunua mizorisht nga i ati rrëfen: Mjekët më thanë që s’ka shumë shpresa

2 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Mes lotësh dhe me zërin që i dridhej.

Kështu e nisi rrëfimin e saj nëna e vajzës 6-vjeçare në Kamëz, që u dhunua barbarisht nga i ati 27 vjeç.

E ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News 24”, e ëma e vogëlushes, tregon momentin e parë ku pa të bijën pas dhunës së ushtruar. Ajo rrëfen se e ka gjetur vajzën të shtrirë në divan, të shokuar dhe në gjendje të rënduar. Më pas, zbuloi të gjitha hapat që ka ndjekur më pas, që në dërgimin në spital dhe momentin kur mësoi dhunën e rëndë që i shoqi i kishte ushtruar vajzës. E mitura i është nënshtruar dhe një operacioni 6 orësh sipas nënës dhe mjekët, thanë se gjendja e saj shëndetësore është tepër kritike.

“E gjeta vajzën të shtrirë në divan. Më tha kam vjellë shumë. Nuk e shikova për shenja dhune, sepse nuk më kishte dhënë shenja dhune. Kam shkuar në spitalin e Kamzës, kemi bërë një serum. Kur e vizitoi doktori pa ca shenja të zeza në bark, por besoi se ia ka shkaktuar ndonjë reaksion dhe na nisi për te pediatria. Atje bëri vizitat doktoresha dhe kur pa pikat e zeza pa të gjithë trupin, kur pashë nga mesi e poshtë, u shokova, pashë një gjendje të keqe. Kur i thash ish-bashkëshortit ca ke bërë, më tha mos bëj kështu se vetëm e kam kafshuar me dhëmbë. Më pas kam shkuar te pavioni tjetër, e më tha që do të shtrojmë vajzën. Në rregull i thashë, ça të jetë më e mira për vajzën.

 

 

Unë i thash atyre që vajza është nxirë në të gjithë trupin dhe e ka dhunuar i ati. Ata i kanë bërë një foto dhe s’më kanë treguar asgjë tjetër. Shpejt erdhi policia. Ish-bashkëshorti më tha pse njoftove policinë, nuk di gjë fare i thashë, edhe mua po më marrin. Te ushtaraku kanë vendosur vajzën në skaner dhe s’kam parë më gjë me sy. Kur e futa në sallë më kanë thënë që gjendja e saj është kritike për jetën. Operacioni ka zgjatur 6 orë. Mjekët më kanë thënë që vajza është dhunuar, por po dyshojmë për dhunë tjetër. Por këtë po ia lë në dorë mjekut ligjor, sepse kam parë vajzën dhe nuk ka shenja nga ato që kuptoj unë”, rrëfeu nëna.

Më tej, e reja tregoi se i ati i fëmijës meriton një dënim shembullor, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

“Vajza më tha vetëm kam vjellë, asgjë më tepër s’më ka treguar. Vajza nuk fliste dot. Nuk duronte ta prekja në asnjë pjesë të trupit. Jam munduar ta pyes për ngjarjen, më ka treguar dhe më ka thënë që është rrahur, më kanë kërcënuar ndaj s’kam treguar. Jo vetëm të dënohet, por ai të digjet mes njerëzve që ta kuptojnë të gjithë baballarët që kanë shtëpi se si bëri ai”, tha nëna

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Publikohen pamjet tronditëse: Momenti kur afgani shet vajzën e tij 9-vjeçare te një 55-vjeçar
Previous article CALL CENTER-RAT AKUZOHEN SE MASHTROHEN PËRMES FOREX/ Mbi 1 mijë europianë pre e vjedhjes nga Tirana. Në 'sitë' llogaritë, transaksionet dhe...

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT