• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
CALL CENTER-RAT AKUZOHEN SE MASHTROHEN PËRMES FOREX/ Mbi 1 mijë europianë pre e vjedhjes nga Tirana. Në ‘sitë’ llogaritë, transaksionet dhe…
Home
Breaking News

CALL CENTER-RAT AKUZOHEN SE MASHTROHEN PËRMES FOREX/ Mbi 1 mijë europianë pre e vjedhjes nga Tirana. Në ‘sitë’ llogaritë, transaksionet dhe…

2 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Investoni në bursë për të rritur fitimet tuaja’ ishte thirrja nga telefoni që u vinte me mijëra qytetarëve në të gjithë Europën përmes disa Call Center-ave në Tiranë.  Po kjo thirrje në fakt ishte thjeshtë një mashtrim për shumicën e shtetasve të huaj, paratë e të cilëve përfundonin në llogaritë offshore të Call Center-ave që ishin në Tiranë.

Pas denoncimeve dhe hetimeve të nisura, Prokuroria e Tiranës u ka dërguar letër porosi bankave të nivelit të dytë për të parë llogaritë dhe transaksione e këtyre Call Center-ave përgjatë 2 viteve të fundit.

Gjithashtu prokuroria i është drejtuar edhe Drejtorisë së Tatimeve për të bërë bilancin e këtyre bizneseve, por edhe kompanive telefonike për thirrjet e  kryera ndaj shtetasve gjermanë, holandezë, italianë dhe francez nga kanë ardhur edhe denoncimet.

Pre e mashtrimit të Call Center-ave kanë rënë mbi 1 mijë shtetas të huaj, ku shuma e vjedhur ndaj tyre, gjoja për të investuar në bursë, shkon në miliona euro, pasi vetëm një personi mund t’i jetë vjedhur deri në 500 mijë euro.

Pas hetimeve të policisë për identifikimin dhe lokalizimin e call center-ave që dyshohen se përdorin sistemin FOREX për të zhvatur me qindra qytetarë evropianë me fabulën se do kenë fitime të mëdha në qoftë se investojnë në bursë, Prokuroria shqiptare ka përcjellë letër porosinë e homologëve evropian, si Gjermania, Italia dhe disa vendeve nordike për të identifikuar e lokalizuar selitë e telefonatave agjentëve të rremë.

Telefonatat kryesisht u bëheshin të moshave më të thyera, ku u kërkonin që të investonin  kursimet e tyre në këtë lloj burse pasi për pak kohë fitimi do të dyfishohet. Por një gjë e tillë nuk ndodh asnjëherë. Përkundrazi, të gjithë ata që pranojnë të dërgojnë paratë përmes bankës, i humbasin edhe para ata përgjithmonë.

Përgjithësisht, ‘call center’ që funksionojnë në formën “Forex” qëndrojnë në treg për pak kohë, aq sa mund të vjedhin qytetarë pa u kuptuar nga autoritetet dhe më pas zhduken pa lënë gjurmë. Vetëm me një kërkim të thjesht në QKB rezulton se 11 kompani të ndryshme përdorin FOREX në Shqipëri.

Forex, ose shkëmbimi i huaj, mund të shpjegohet si një rrjet blerësish dhe shitësish, të cilët transferojnë valutë mes njëri-tjetrit me një çmim të rënë dakord. Është mjeti me anë të të cilit individët, kompanitë dhe bankat qendrore konvertojnë një monedhë në tjetrën – nëse keni udhëtuar ndonjëherë jashtë shtetit, atëherë është e mundur që ju keni bërë një transaksion Forex. Ndërkohë që një shumë e këmbimit valutor është bërë për qëllime praktike, shumica dërrmuese e konvertimit të monedhës ndërmerret me qëllim të fitimit të fitimit. Shuma e valutës së konvertuar çdo ditë mund të bëjë lëvizjet e çmimeve të disa monedhave shumë të paqëndrueshme. Është kjo paqëndrueshmëri që mund të bëjë FOREX kaq tërheqëse për tregtarët: duke sjellë një shans më të madh të fitimeve të larta, duke rritur gjithashtu rrezikun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “E SHTRIRË NË DIVAN DHE..."/ Nëna e 6-vjeçares që u dhunua mizorisht nga i ati rrëfen: Mjekët më thanë që s’ka shumë shpresa
Previous article EMËRIME TË REJA NË POLICI/ Ja kush e zëvendëson shefin e komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutajn

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT