• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E SHOH QË KA SHUMË TEORI KONSPIRATIVE”/ Ambasadorja Kim flet pas seancës dëgjimore me kandidatët për kreun e SPAK: Anëtarët e KLP të mos votojnë…
Home
Politikë

“E SHOH QË KA SHUMË TEORI KONSPIRATIVE”/ Ambasadorja Kim flet pas seancës dëgjimore me kandidatët për kreun e SPAK: Anëtarët e KLP të mos votojnë…

16 December, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një deklaratë për mediat pas seancës dëgjimore që u zhvilluar për kreun e SPAK.
Gjatë fjalës së saj Kim tha se ka pasur shumë teori konspirative, duke shtuar se prioriteti i SHBA është drejtësia.

Ndër të tjera ambasadorja amerikane e bëri të qartë se do ta ndjekë nga afër procesin.

“Ka shumë teori konspirative. Dua të shpjegoj përse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK. Erdha për të thënë që është një moment i rëndësishëm. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA-të kanë qenë të drejtpërdrejta me shtetin shqiptar. Ju e dini se unë nuk jam një person që i bëj gjërat e fshehta.Është bërë shumë përparim, shumë njerëz meritojnë meritë për këtë duke filluar nga qeveria e vendit.

Merita i shkon edhe opozitës dhe kritikëve që e mbajnë qeverinë të ndershme, sepse kjo është puna e tyre. Merita i shkon medias dhe qytetarëve që ndjekin procesin. Puna e SHBA në këtë proces është t’ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi, ju duhet ta doni ndryshimin më shumë se ne. Njerëzit kërkojnë ndryshim, është shumë e qartë. Ndaj ky është një çast i rëndësishëm. Është i rëndësishëm për anëtarët e KLP që kanë dëgjuar kandidatët dhe u kanë bërë pyetje të vështira. Jemi me fat sepse kemi tre kandidatë të kualifikuar, por kanë një vendim të vështirë, baza e këtij vendimi duhet të jetë objektive, në bazë të kritereve dhe i kualifikimeve. Nuk duhet të bazohet nga kërcënime apo premtime për favore. Kjo do të thyente integritetin e procesit zgjedhës. Gjithashtu është e rëndësishme për personin që do të përzgjidhet në krye të SPAK, sepse ai duhet ta kuptojë që është zgjedhur në bazë të kritereve dhe kualifikimeve dhe jo në bazë të premtimeve apo kërcënimeve që të mos pandehë se i detyrohet diçka dikujt. Kushdo të zgjidhet, duhet të marrë në konsideratë që pronari i vetëm është ligji dhe duhet të ndihmojë për më të mirën në këtë vend. Nuk ka asnjë tjetër të veçantë, erdha këtu sepse në këtë kohë ma lejonte axhe nda ime, kjo është shumë e qartë, ky është mesazhi im, ju falënderoj dhe do ta ndjek nga afër këtë proces po aq sa dhe ju.”, ka thënë Kim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARA PËR SPAK-UN/ Altin Dumani zgjidhet KREU I RI. Ja votat për 3 kandidatët
Previous article JENI KURIOZË TA NJIHNI? Zbulohet banorja më e re e 'Big Brother VIP'

s.autor

Postime të ngjashme

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI)

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT