• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E RREZIKSHME”/ Presidenti i PE flet për Shqipërinë: Ka filluar një “luftë civile”
Home
Politikë

“E RREZIKSHME”/ Presidenti i PE flet për Shqipërinë: Ka filluar një “luftë civile”

2 March, 2019 F.autor Politikë

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani në kuadër të një vizite në OKB e quajti situatën në Shqipëri shumë të vështirë dhe stabilitetin e Ballkanit shumë të rëndësishëm për Europën.

tajani

 

Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, e quan shumë të vështirë situatën në Shqipëri, ku ka filluar një “luftë civile”, (në thojza), midis qeverisë dhe opozitës. Këto komente, Antoni Tajani i bëri në kuadër të një vizite në SHBA, gjatë të cilës ai qëndroi edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Kujdes me Ballkanin!

Mbas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Tajani tregoi në konferencën e shtypit (28.02) se ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres për Ballkanin, sepse “Ballkani është një çështje me të cilën ne merremi vazhdimisht. Stabiliteti i Ballkanit është po ashtu stabilitet i Europës”.

Ai shpjegoi se kanë folur për situatën në Shqipëri: “sepse situata është shumë e vështirë. Është “luftë civile” (në thonjza) midis qeverisë dhe opozitës. Kjo është shumë e rrezikshme për stabilitetin”.

Kryetari i PE, thotë po ashtu se në Ballkan ”duhet të shohim çfarë investimesh vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm europiane por edhe ruse, arabe dhe turke. Kjo është lojë e vështirë”. Ai thotë se Europa duhet të jetë aktive, por edhe e matur në Ballkan.

Situata në Bosnje-Hercegovinë vlerësohet më kritike se në Kosovë

Në konferencën e shtypit, presidenti i Parlamentit Europian, Antoni Tajani u pyet edhe për mundvsinë e vendosjes së sanksioneve kundër presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodikut, në Bosnjë Hercegovinë. Tajani u përgjigj, se “nuk është një vendim që e marrim ne” dhe kërkon që të punohet për të arritur një zgjidhje të mirë, një marrëveshje midis palëve të ndryshme.

Më tej Tajani theksoi, se: “ne duhet të jemi të matur dhe të punojmë për të gjetur një zgjidhje. Ne si Parlament Europian jemi të angazhuar për paqe, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, në mbrojtje të ligjeve. Sa i përket sanksioneve ne duhet të jemi të matur, në këto momente”.

Por presidenti i Parlamentit Europian e vlerësoi situatën në Bosnjë Hercegovinë më të komplikuar se në Kosovë. I pyetur nga gazetarët, pse Bashkimi Europian nuk ka aprovuar heqjen e vizave për Kosovën, Tajani tha se kjo është një çështje e vendeve anëtare.

Çështje të tjera që Tajani ka diskutuar me Guterres kanë qenë: Venezuela, Mesdheu dhe çështja e migrantëve, Afrika dhe lufta kundër terrorizmit, klima dhe konflikti Indi- Pakistan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E VRAVA SE MË STRESONTE"/ Ekzekutoi gjyshin me plumb në kokë, por u zbulua. Gjykata merr vendim për nipin
Previous article BUZËKUQI I GAGA-S NË BUZËN E COOPER/ Foto që po nxjerr zbuluar dyshen

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT