• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RRALLË/ Arabia Saudite do të dërgojë gruan e parë në hapësirë
Home
Nderkombetare

E RRALLË/ Arabia Saudite do të dërgojë gruan e parë në hapësirë

13 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Arabia Saudite do të dërgojë gruan e parë astronaute në hapësirë, në një mision më vonë gjatë këtij viti, raportoi media shtetërore.

Ky vendim po shihet si një përpjekje për të përmirësuar imazhin ultra-konservator të kësaj mbretërie.

Rayyana Barnawi do t’i bashkohet astronautit saudit, Ali Al-Qarni, në misionin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës “gjatë çerekut të dytë të vitit 2023”, raportoi agjencia Saudi Press.

Astronautët “do t’i bashkohen ekipit të misionin të hapësirës AX-2” dhe nisja e tyre do të bëhet “nga Shtetet e Bashkuara”, tha agjencia.

Ky shtet do të ndjekë hapat e fqinjit të tij, Emirateve të Bashkuara Arabe, që më 2019 u bë shteti i parë arab që dërgoi qytetarë në hapësirë.

Atëbotë, astronauti Hazzaa al-Mansoori qëndroi për tetë ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Edhe një shtetas i Emirateve, Sultan al-Neyadi, po ashtu do të udhëtojë drejtë hapësirës më vonë gjatë këtij muaji.

Lideri de-fakto i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ka tentuar që të përmirësojë imazhin e mbretërisë, duke shtyrë përpara reforma.

Që kur erdhi në pushtet më 2017, gratë janë lejuar që të vozisin dhe të udhëtojnë jashtë vendit pa u shoqëruar nga burrat. Po ashtu, pjesëmarrja e tyre në tregun e punës është dyfishuar, nga 17 në 37 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET EMOCIONUESE/ Të bërtitura dhe lot gëzimi kur pa që nëna u nxor e gjallë pas 178 orësh
Previous article PROTESTA E THIRRUR NGA OPOZITA/ Ambasada Amerikane në Shqipëri paralajmëron shtetasit e saj në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

LËKUNDJE TË FORTA NË TURQINË LINDORE/ Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë Botë

LËKUNDJE TË FORTA NË TURQINË LINDORE/ Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë

FINALJA NË KUPËN E BOTËS NË RREZIK? Trump paralajmëron Kanadanë: Do ju vendosim tarifa shtesë për shkak të tymit të zjarreve Botë

FINALJA NË KUPËN E BOTËS NË RREZIK? Trump paralajmëron Kanadanë: Do ju vendosim tarifa shtesë për shkak të tymit të zjarreve

PËRSHKALLOZHEN TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani shënjestron objektivat amerikane në Bahrein e Kuvajt Botë

PËRSHKALLOZHEN TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani shënjestron objektivat amerikane në Bahrein e Kuvajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT