Deputetja e re e Kuvendit të Shqipërisë, Aurora Mara ka treguar arsyet se përse vendosi ta pranonte marrjen e mandatit pas vakancave të krijuara në Parlament pas djegies së mandateve nga LSI.
“Vendosa të përfaqësoj popullin e Matit i cili më ka votuar. Respektoj Monikën dhe presidentin por pranova mandatin dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”, u shpreh deputetja Mara gjatë një interviste në një televizion.
Ndërkohë që në lidhje me qëndrimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Mara deklaroi se ajo sot përfaqëson opozitën e re në kuvend e jo LSI-në dhe “do kontribuoj për kryerjen e reformave të rëndësishme që do t’i hapin rrugën Shqipërisë drejt Integrimit evropian”.
Gjatë ditës së sotme Mara ishte e vetmja deputete në radhët e opozitës së re në Kuvend e cila votoi pro shtyrjes së afatit me një muaj të krijimit të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, kësisoj duke dalë edhe kundër qëndrimit të grupit të ri opozitar


