Personi në foto është nëna shqiptare e cila dhunoi për vdekje djalin e saj 2 vjeç, ndërsa binjaku i tij përfundoi në spital me plagë të rënda. Mediat spanjolle e kanë identifikuar atë si Hatixhe Kamxhiu, e cila jetonte në qytetin Bigastro, Alicante.
Ngjarja ndodhi ditën e diel, ndërsa fillimisht u tha se fëmija ishte rrëzuar nga karrigia, por më vonë u zbulua krimi tronditës. 32-vjeçarja, nënë edhe e një vajze, pak pas krimit, kishte postuar në llogarinë e saj në Facebook një foto me shiritin e zisë, ndërsa të shumtë ishin miqtë e të afërmit që e ngushëllonin për humbjen e madhe, të cilët nuk e dinin se ishte vetë ajo që ia kishte shkaktuar vdekjen të voglit të saj.
Nëna e të vegjëlve, Hatixhe Kamxhiu , ka telefonuar urgjencën në 11 qershor nga Bigastro ku ka deklaruar se fëmija i saj ishte rrëzuar nga karrigia.
Pas mbërritjes së ambulancës, binjaku i viktimës u transportua për në spital, ndërsa ishin të qarta shenjat e dhunës në trup. Mësohet se Hatixhe nuk kishte precedentë penalë, por më parë kishte humbur kujdestarinë e të miturve për shkak të varësisë nga droga.


