• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Vjehrra nga Durrësi kërcënon nusen shtatzanë: Do të ta çaj barkun e do ta nxjerr fëmijën
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË/ Vjehrra nga Durrësi kërcënon nusen shtatzanë: Do të ta çaj barkun e do ta nxjerr fëmijën

30 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një grua nga Durrësi është ndarë 4 vjet më parë nga bashkëjetuesi. Mosmarrëveshjet dhe dembelizmi i tij çuan në ndarje të çiftit. Gruaja rrëfen në emisionin “Historia ime” në Tv Klan sa ai nuk punonte e nuk i përgjigjej familjes, gjithashtu ajo thotë se edhe raporti me vjehrrën ka ndikuar ne ndarjen e saj. Gruaja nuk ka qene e celebruar, madje edhe fëmija që ka sjellë në jetë është pa atësi. Ajo vjen sot të rrëfejë historinë e saj si dhe të kërkojë një përballje me ish-bashkëjetuesin.

Gruaja: Për familjen e tij nuk kam se çfarë të them, thjesht vjehrra që nderhynte. Kam qenë 4 muajshe shtatzënë kur më tha se ta çaj barkun, ta nxjerr fëmijën nga barku sepse ti nuk e lë dot djalin tim. Kisha probleme të tjera, probleme me shëndetin gjatë shtatzënisë.

Mirela Milori: Pse ishte acaruar raporti me vjehrrën?

Gruaja: Unë shkova nuse atje për të jetuar dhe jo për të luftuar as me njerëzit e tij, se unë doja djalin e tyre dhe ata do respektoheshin nga unë e do duheshin nga unë sepse unë lashë një familje dhe shkova gjeta një familje tjetër. Por gjërat nuk shkuan siç duhet, pas zënkave me vjehrrën, burri ishte ai që ta tërhiqte familjen të ecte para.

Gruaja tregon se kur ishte në muajin e katërt të shtatzënisë është larguar nga burri dhe ka shkuar në familjen e vetë. Ai nuk punonte, vëllezërit i çonin Lekë nga Greqia dhe i thoshin që ta mbajë gruan, por ai të gjitha i harxhonte në lloto.

Gjithashtu ajo tregon se burri dhe nëna e tij ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe fjala e vjehrrit nuk dëgjohej aspak në shtëpi, sepse të dëgjohej fjala e tij, ajo do ishte akoma nuse në atë shtëpi. Ai i thërriste bija e babës dhe ka shumë respekt për të.

Mirela Milori: Pse vjehrra nuk donte mbarëvajtjen tënde me djalin?

Gruaja: Sepse nuk e kishte djalin të duhurin për mua. Isha më e zonja në punë, çaja dru kur isha shtatzënë, më binte të fiktë dhe askush nuk vinte të me jepte dorën, as ai, as vjehrra.

Prej 4 vitesh ish-bashkëshorti i saj nuk është interesuar për të birin dhe nuk e ka takuar asnjëherë. Para një viti gruaja e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të takojë djalin, ai është shprehur se nuk e lë e ëma dhe i ati për ta takuar të birin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ BELGJIKËS/ Ylli Immobile: Me De Bruyne dhe Eden në fushë do të jetë totalisht një...
Previous article E PAPRITUR/ Anulojnë miqësoren e programuar, zbulohet arsyeja e vendimit të Vllaznisë

F.autor

Postime të ngjashme

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT